By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Nuk lëshoj vetëm djalin tim të vogël”, Rama: Nuk mbaj në detyrë asnjë burrë me para të vjedhura, kur i vjen koha të thirret nga SPAK të luftojë për veten
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Nuk lëshoj vetëm djalin tim të vogël”, Rama: Nuk mbaj në detyrë asnjë burrë me para të vjedhura, kur i vjen koha të thirret nga SPAK të luftojë për veten
Shqipëri

“Nuk lëshoj vetëm djalin tim të vogël”, Rama: Nuk mbaj në detyrë asnjë burrë me para të vjedhura, kur i vjen koha të thirret nga SPAK të luftojë për veten

admin
Last updated: 07/05/2024 15:15
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes me ministrat dhe deputetët e bëri të qartë se nuk mbronte apo mbështeste askënd që ka abuzuar me detyrën e tij në kurriz të qytetarëve dhe të Partisë Socialiste.

Rama tha se kushdo që ka gabuar duke shfrytëzuar detyrën e tij për përfitime personale, duhet të cilësohet si “tradhëtar i dyfishtë” dhe të luftojë vetë në SPAK për shkeljet që ka kryer.

“Unë kam pasur detyrën të punojë në 10 vjet me 40 e ca ministra dhe të gjithë ata e kanë dëgjuar prej meje që prej ditës së parë se kush Lufton për të mirën e përbashkët më ka në krah në çdo hap edhe kur sulmohet. Por kush gabon duke kujtuar se do bëjë një rrugë e dy punë, nga njëra anë duke luftuar me mua dhe PS për të mirën e përbashkët dhe nga ana tjetër duke punuar fshehurazi për xhepin, nuk do më ketë në krah as mua dhe as PS. Vetëm avokatin e vetë para drejtësisë.

Jo po PS duhet t’i mbajë njerëzit dhe ti nuk duhet t’I lëshosh njerëzit e tu. Unë nuk lëshoj vetëm djalin e vogël dhe ndonjë shkëmb në det ku do të hidhet. Por nuk mbaj asnjë burrë me para të vjedhura në karrige kur vjen ora të thirret. Jo po nuk kam bërë asgjë, më bien në qafë. Nëse nuk ke bërë gjë nuk të mbaj as unë as PS por e vërteta. Prandaj lufto për të vërtetën tënde sepse unë dhe PS nuk bëjmë asnjë koment për çështje që hap SPAK për deputet, kryebashkiak apo ministër”- u shpreh Rama.

Ai theksoi se gjatë punës që ka pasur me ministrat e ndryshëm të kabinetit të tij qeverisës, ua ka bërë të qartë se nuk do të ketë asnjë lloj mbrojtje nëse ngatërrojnë të mirën e përbashkët me atë personale.

“Në 40 e ca ministra që kanë punuar me mua, ai grusht ministrash socialist që janë nën hetim, procese në vazhdim, dënime, nuk janë larguar nga SPAK, por nga unë. Por ti bësh sot të gjithë pis, ti quash të gjithë hajdutë, duke marrë disa shembuj të drejtësisë që jemi ne që krijuam kushtet që ata shembuj të krijohen, si argumetn për të përbaltur një punë kolosale, rezultate të gjithëpranuara, është një histeri e denjë për studime psikologjike. Unë skam qenë ndonjëherë mbulesë e ndonjë ministri. E kundërta është e vërtetë. U kam thënë mos e ngatërroni kurrë punën e përbashkët dhe shoqërinë që na lidh privilegji për të punuar për vedin, me asnjë dërrasë të kalbur ku mund të shkelni. Nuk jam unë dhe PS që e lëshon atë që i dridhet toka nën këmbë, por është ai që e ka lëshuar PS-në. I dëgjoj kur përsërisin pa pushim me shpoti të madhe “s’ka mundësi të mos i dijë Rama horlliqet e x apo y”. Nuk e kanë haberin si funksionon pushteti ekzekutivi. Nuk ekziston që një anëtar i një kabineti qeveritar të shtrëngohet për të vendosur kundër bindjes së tij. Nuk ka pasur asnjë mëdyshje për t’ia lënë drejtësisë fatin e hapur nga SPAK”- shtoi kryeministri.

You Might Also Like

852 të rinj në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit

Miratohet rregullorja për përpunimin e të dhënave të udhëtimit

Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030

Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

Spiropali: Nga inovacioni te turizmi, marrëdhënia me Izraelin po thellohet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Habit motra e Almës: Denoncova zhdukjen e saj, Erdgysi më kërcënoi me jetë në polici! Më tha fshi fotot e videot…
Next Article Mbyllet pas dy orësh protesta e Opozitës para bashkisë së Tiranës! Ja ku do mbahet tubimi i radhës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?