By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Projektligji për surrogacinë/ Berisha kundër, akuzon Ramën: I ka vënë vetes mision shkatërrimin e kombit shqiptar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Projektligji për surrogacinë/ Berisha kundër, akuzon Ramën: I ka vënë vetes mision shkatërrimin e kombit shqiptar
Shqipëri

Projektligji për surrogacinë/ Berisha kundër, akuzon Ramën: I ka vënë vetes mision shkatërrimin e kombit shqiptar

admin
Last updated: 10/05/2024 15:59
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha pavarësisht se në arrest shtëpie për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani, nëpërmjet një lidhje skype ka diskutuar sot me përfaqësues të Aleancës për Familjen dhe deputetë të PD e PL mbi projektligjin për surrogacinë.

Berisha akuzoi qeverinë duke e konsideruar këtë projektligj si plan për shkatërriimin e kombit shqiptar, ndërsa solli në vëmendje edhe shpopullimin e vendit.

“Një përshëndetje të përzemërt kam për deputetin Tritan Shehu, deputetin Petrit Vasili dhe të gjithë ata, të cilët në momentet më të para të shfaqjes së kësaj nisme, do ta quaja pa abuzim në semantikë, nismë monstruoze, çnjerëzore, antishqiptare të një regjimi që i ka vënë vetes mision historik shkatërrimin e kombit shqiptar më shumë se rreth 40 pushtime që ky komb ka njohur në shekuj dhe mijëvjeçarë. Regjimit të Edi Ramës. Pas instalimit të një kuadri politik shpopullues të këtij vendi, kuadër që ju imponoi rreth 35 përqind të shqiptarëve të braktisin vendin e tyre në një hark kohor 8-vjeçar”- u shpreh Berisha.

Mes të tjerash, ish-kryeministri akuzoi kreun aktual të qeverisë duke e akuzuar se ka qëllim shkatërrimin e familjes shqiptare me të njëjtat teza si Vasa Cubrilloviç.

“Kuadër që zëvendësoi sigurinë dhe ligjin me antishtetin dhe narkoshtetin, tani në përputhje të plotë me doktrinën e Çubrilloviçit, i cili në epiqendër të betejës kishte nënën shqiptare, ky famëzi që në histori ka ekuivalent vetëm Edi Ramën, kishte përcaktuar si objektiv kryesor nënën shqiptare për të shkatërruar kombin shqiptar.

Edi Rama në angazhimin e tij, ky antishqiptar në çdo aspekt, në angazhimin e tij për rrënimin e këtij kombi zbret tani në themelimin e kombit. Në themelin e shoqërisë, në shenjtërinë e kombit dhe të shoqërisë, familja. Ai zbaton doktrinën e një monstre tjetër të njerëzimit pas Karl Marksit, Xhorxh Sorosit. Midis doktrinës komuniste për familjen në finalen e ndërtimit të shoqërisë dhe doktrinës së Xhorxh Sorosit, ndryshojnë vetëm termat, por rezultatet janë të njëjta”- shtoi kreu i Rithemelimit.

Në përfundim të diskutimit, Berisha bëri thirrje ndaj Bashkimit Europian për ndalimin e një projektligji të tillë.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article EKSKLUZIVE/ Firmoset marrëveshja mes qeverisë dhe stadiumit ku do zhvillohet takimi i Ramës në Athinë, kryeministri do shoqërohet me makinë të blinduar (FOTO)
Next Article Mehazi: BDI-ja zemërgjerë ua fali gjysmën e deputetëve partive tjera

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?