By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Strategjia për stokun e dosjeve në drejtësi, ministri Manja: Lajm i mirë për qytetarët, ka mbështetjen e qeverisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Strategjia për stokun e dosjeve në drejtësi, ministri Manja: Lajm i mirë për qytetarët, ka mbështetjen e qeverisë
Shqipëri

Strategjia për stokun e dosjeve në drejtësi, ministri Manja: Lajm i mirë për qytetarët, ka mbështetjen e qeverisë

admin
Last updated: 20/05/2024 11:56
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka shprehur mbështetjen për strategjinë e hartuar nga KLGJ që do t’i japë zgjidhje stokut të dosjeve të prapambetura në gjykata.

Në aktivitetin e sotëm ku u prezantua kjo strategji, ministri Manja vlerësoi se ky është një lajm i mirë për qytetarët që presin vendimet e gjykatave për çështjet e tyre, por njëkohësisht është pozitive edhe për klimën e biznesit.

“Strategjia që prezantohet sot hyn drejt e në zemër të problematikës më të madhe që ka sot, që është stoku i dosjeve të pagjykuara që presin me vite verdiktin e drejtësisë së re.

Si ministër Drejtësie, ndihem mirë që vetë KLGJ si qeveri e drejtësisë na bëri sot bashkë të gjithëve aktorët e drejtësisë, përfaqësues të parlametit, ekzekutivit, partnerët tanë ndërkombëtarë, që të bashkëndajmë e të marrin përgjegjësitë që na takojnë në zbatimin e kësaj strategjie por mbi të gjitha për qytetarët që presin që çështjet e tyre të gjykohen.

Mirëadministrimi i sistemit të drejtëisë jo vetëm garanton barazinë por forcon besimin e publikut të drejtësise. Ofrimi i kësaj strategjie nga vetë KLGJ është një lajm i mirë për të gjithë profesionistët e ligjit. Do ta vija theksin te rëndësia që ky dokument ka për Republikën e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE, por në veçanti për qytetarët.

Kryetarja e KLGJ tha pak më parë që presim nga ministri i Drejtësisë sepse kjo strategji kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve që aksesojnë sistemin. Unë mendoj që strategjia do ketë ndikime të mëdha pozitive. Ulja  e numrit të çështjeve të prapambetur do rrisë besimin e qytetarëve te institucionet tona të drejtësisë.

Do ndihmojë edhe në përmirësimin e klimës së biznesit. Zbatimi i kësaj strategjie kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve. Qeveria është e përkushtuar të ofrojë mbështetjen e saj.

Kjo strategji duhet të jetë bazament i punës të gjithësecilit prej nesh. Çelësi i suksesit mbetet bashkëpunimi, sinqeriteti dhe besimi se drejtësia është mision i përbashkët. Deri tani qeveria e ka treguar me vepra se ju ka mbështetur. Në këtë proces duhet mirëkuptimi mes 3 pushteteve të pavarura, por ama komunikojnë në funksion të qëllimit të drejtësisë”, deklaroi ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve
Next Article Wisner: Çështjet e prapambetura, vonesë e drejtësisë për qytetarët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?