By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Arrestohet gjykatësi i Supremes, dyshohet për mit marrje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Arrestohet gjykatësi i Supremes, dyshohet për mit marrje
Maqedoni

Arrestohet gjykatësi i Supremes, dyshohet për mit marrje

admin
Last updated: 20/05/2024 19:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 maj – Policia ka arrestuar gjykatësin Suprem, Nake Georgiev mbi dyshimet për mit marrje. Në rrethana jo zyrtare mësohet se ai dyshohet për marrje ryshfeti prej 10.000 eurove. Prokuroria Publike nuk jep informacion. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjykatësi do të përgjigjet për veprën penale “marrje të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm”

“Sot është privuar nga liria gjykatësi i Supremes nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Marrje të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm”. Gjykatësi është arrestuar në vendngjarje duke kryer veprën penale”, thonë nga policia.

Sipas burimeve jo zyrtare, Georgiev ka përdorur ndikimin e tij dhe ka premtuar masa lehtësuese ndaj ish kryetarit të Novo Sellës, Boro Stojçev.

Nuk dihet nëse ndaj tij është kërkuar masa e paraburgimit, por për shkak të imunitetit, kërkesa për masa kujdesi ndaj tij duhet të adresohet në Këshillin Gjyqësor i cili duhet të vendos në mbledhje urgjenten brenda 24 orëve. Përveç heqjes së imunitetit, këshilli duhet të jep pëlqim edhe për paraburgimin, që nënkupton dy kërkesa të cilat duhet proceduar urgjentisht derisa adresohen në këshill. Referuar dispozitave ligjore, Gjykatësi i arrestuar ka të drejtën që të mos e vë në funksion imunitetin dhe kështu varësisht kërkesës së organit të akuzës, ai të përfundon më masa kujdesi si paraburgim apo edhe masa më të lehta.

Burime të Alsat bëjnë të ditur se në Gjykatën Supreme nuk ka pasur kontroll nga policia, por nuk përjashtohet mundësia e kontrollit me qëllim mbledhjen e dëshmive të cilat vërtetojnë veprën e mundshme penale.

Nake Georgiev vitin e kaluar u zgjodh anëtar i Këshillit Gjyqësor, por për shkak se edhe i biri i tij u zgjodh gjykatës penal, Georgiev dha dorëheqjen. Georgiev si gjykatës Suprem u zgjodh në vitin 2020, ndërsa mbulon çështjet civile.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Siljanovska priti në takim ambasadoren ukrainase, Dir
Next Article Aksioni i policisë në veri reagon Petkoviq: Piromani ballkanas, Albin Kurti dëshiron luftë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?