By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Udhëheqësia aktuale e UT-së e vlerëson kontributin e rektorëve të cilët ndër vite e udhëhoqën këtë institucion arsimor-shkencor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Udhëheqësia aktuale e UT-së e vlerëson kontributin e rektorëve të cilët ndër vite e udhëhoqën këtë institucion arsimor-shkencor
Maqedoni

Udhëheqësia aktuale e UT-së e vlerëson kontributin e rektorëve të cilët ndër vite e udhëhoqën këtë institucion arsimor-shkencor

admin
Last updated: 22/05/2024 13:21
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 maj – Pas takimit mirënjohës, të realizuar me 7 maj 2024 me ish-rektorët Prof. Dr. Nexhbedin Beadini, Prof. Dr. Sadi Bexheti, Prof. Dr. Vullnet Ameti, Prof. Dr. Reshat Qahili dhe Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, të cilët e kanë drejtuar Universitetin e Tetovës në të kaluarën, Rektori aktual, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, më 20 maj 2024 i ka pritur në kabinetin e tij familjarët e themeluesit dhe Rektorit të parë të UT-së, Prof. Dr. Fadil Sulejmani, Rektorit Prof. Dr. Ramiz Abdyli dhe Rektorit Prof. Dr. Agron Reka. Në këtë takim miqësor Rektori, Prof. Dr. Jusuf Zejneli shprehu vlerësimin e tij dhe të institucionit për tre rektorët që në periudha të ndryshme kohore e kanë kryer me përkushtim, devotshmëri dhe sukses të plotë detyrën e tyre në udhëheqjen e këtij institucioni që këtë vit e shënon vitin jubilar 30-vjetorin e themelimit, të veprimtarisë arsimore-shkencore dhe kulturore.

“Organet drejtuese të Universitetit tonë, stafi akademik dhe studentët e çmojnë lartë kontributin e themeluesit të këtij institucioni, profesor Fadil Sulejmanit, sakrificën, udhëheqjen dhe përballjen me sistemin e kohës, sistemin obskurantist, i cili me gjithë aparatin shtetëror e sfidonte funksionimin normal dhe legal të Universitetit të Tetovës. Mirëpo falë vendosmërisë së rektorit të parë, mbështetjes së gjerë që gëzonte në popull, ky institucion arriti ta përmbushte objektivin e tij për të cilin edhe u themelua në vitin 1994. Po ashtu ne si drejtues e çmojmë dhe e kujtojmë edhe punën e suksesshme edhe të rektorëve Prof. Dr. Ramiz Abdyli dhe Prof. Dr. Agron Reka që në kohë të ndryshme dhe me shumë sfida, e udhëhoqën me sukses këtë institucion arsimor-shkencor dhe vatër që e përbën identitetin tonë kombëtar.”- u shpreh Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli.

Ish-rektorët që kanë ndërruar jetë vite më parë, në këtë takim u përfaqësuan nga bashkëshortja e Prof. Dr. Fadil Sulejmanit, Prof. Dr. Haxhere Sulejmani dhe i biri i Prof. Dr. Agron Rekës, Shkëlqim Reka, ndërkaq Prof. Dr. Ramiz Abdyli i cili për arsye objektive nuk ishte i pranishëm, u përfaqësua nga i biri i tij, regjisori Kastriot Abdyli.

Në përfundim të këtij takimi, në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për kontributin e dhënë në drejtimin dhe zhvillimin e Universitetit të Tetovës, Rektori, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, familjarëve të rektorëve të lartpërmendur u ndau mirënjohje. Të gjithë ish-rektorët dhe familjarët e tyre kanë shprehur vlerësimin për udhëheqjen aktuale të UT-së e cila i përkujton drejtuesit ndër vite, rrugën e vështirë dhe plot sakrifica që ka kaluar ky institucion për të arritur në këto nivele dhe standarde bashkëkohore sikurse universitetet e njohura nga rajoni dhe arena ndërkombëtare.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mot i ndryshueshëm dhe jostabil edhe në ditët në vazhdim
Next Article Në Llearcë, Komuna e Zhelinës deri në ora 11 kanë votuar 20,64 për qind e qytetarëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?