By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Raportet ndërfqinjësore janë një rrugë me dy drejtime, do të zhvillojmë politikë parimore me argumente dhe fakte
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Raportet ndërfqinjësore janë një rrugë me dy drejtime, do të zhvillojmë politikë parimore me argumente dhe fakte
Maqedoni

Mickoski: Raportet ndërfqinjësore janë një rrugë me dy drejtime, do të zhvillojmë politikë parimore me argumente dhe fakte

admin
Last updated: 22/05/2024 13:54
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 2maj – Do të zhvillojmë politikë aprimore ndaj fqinjëve, e cila do të bazohet në argumente dhe fakte. Jemi të gatshëm së bashku me fqinjët tanë. Presim nga ata ta respektojnë ehde që ndrimin tonë, sepse marrëdhëniet e mira fqinjsëore janë një rrugë me dy kahje, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski në intervistën ekskluzive për www.almakos.com dhe www.ora24.tv, duke potencuar se qeverinë e re nuk do të zhvillojë politika të vetëpërçmimin, as në nuk do të iritojë pa nevojë.

Përsa i përket fqinjëve, ne do të udhëheqim një politikë parimore, e cila do të bazohet në argumente dhe fakte. Ne jemi të gatshëm të argumentojmë qëndrimet tona. Ne jemi të gatshëm të punojmë së bashku me fqinjët tanë, për të ndërtuar ura. Fqinjët i thërras në një punë të përbashkët, në një punë vëllazërore sepse fqinji është ai që është dhënë nga Zoti dhe ne duhet të punojmë bashkë, nuk duhet të prishim urat. Presim që fqinjët ta respektojnë qëndrimin tonë sepse marrëdhëniet e mira fqinjësore janë rrugë e dyanshme, theksoi Mickoski.

Ai theksoi se nga qeveria e re nuk do të shohin politikat që kanë parë deri më tani, të cilat, siç tha ai, kanë qenë politika të vetëpërçmimit, të përuljes, të gjunjëzimit dhe nga ana tjetër, të shkatërrimit dhe të grabitjes së vendit të tyre.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në intervistë foli edhe për akuzat të cilat kreu i BDI-së Ali Ahmeti, e akuzoi ditë më parë për “marrëveshje në podrumat e kuqë”. Mickoski tha se podruma të tillë nuk ekzistojnë.

“Podruma të kuq nuk ekzistojnë. Mendoj se Ahmeti është i rrethuar nga njerëz të cilët në të gjithë këtë periudhë e sollën në këtë situatë të besojë në fantazi e jo në punë reale. Mendoj se ky është gabimi i tij kyç. Dhe shumë herë në të kaluarën kur jemi takuar, jam përpjekur të flas në një nivel të barabartë, e di se ai mua asnjëherë nuk më ka parë në mënyrë të barabartë, e di se ai asnjëherë nuk më ka parë në mënyrë të barabartë, gjithmon më ka nënvlerësuar dhe ka menduar se jam fëmij i vogël, se ai ka qenë në shoqërinë e Cërvenkovskit, Gruevskit, Zaevit dhe të tjerëve, tani i ardhur një profesor dhe atij do i japë leksione politike. E di se ashtu më ka perceptuar, i inkurajuar nga ata disa të rinjë rreth tij, të cilët e madhëronin dhe i thonin atë që dëshiron ta dëgjojë, ndërsa tani i thonë disa fantazi të cilat nuk kanë asnjë lidhje me ralitetitn. Por porosia ime është se nuk ka podrume, gjithçka është transparente. Gjithçka është transparente, e qartë. Unë flisja shumë më herët se opsioni natyror për VMRO-DPMNE-në është të koalicionojë me opozitën shqiptare në Maqedoni. Ashtu ishte edhe në zgjedhjet lokale, ata bënin fushatë kundër meje, kundër VMRO-DPMNE-së”, deklaroi Mickoski.

Kreu i VMRO-DPMNE-së theksoi se BDI nuk udhëheq me Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe në zgjedhjet e fundit i vlerëson si humbës.

“Nuk ka nevojë të besojë në komplote të tilla, nuk ekzistojnë. Shumë është e qartë situata, shumë është e thejshtë, duhet të pajtohet me humbjen, duhet të shkojë në opozitë. Këshilla ime është, nuk e di sa do e marrë seriozisht, siç duket deri më tani nuk i ka marrë seriozisht këshillat e mia, është që të lirohet nga disa njerëz me të cilët ai është i rrethuar, mendoj se duhet më shumë të fokusohet në punët reale dhe më pas një BDI e re, me njerëz të rinj dhe me një freskim kadrovike dhe platformë programore mund të vijë të ulemi, të bisedojmë dhe ta shohim si do të jetë në të ardhmen. Kështu kjo është ajo porosia ime, nuk ekzistojnë podrume të kuq, as kanë ekzistuar ndonjëherë”, deklaroi në intervistë për www.ora24.tv kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Paga mesatare neto në mars 40.496 denarë
Next Article Rivotimi në Dollnen dhe Krushevë po zhvillohet pa ndërprerje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?