By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjashtë shenja alarmante të mungesës së proteinave në trup
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Gjashtë shenja alarmante të mungesës së proteinave në trup
Shëndetësi

Gjashtë shenja alarmante të mungesës së proteinave në trup

admin
Last updated: 22/05/2024 15:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Lista e roleve që luajnë proteinat në trupin tonë është shumë e gjatë. Ky element ushqyes është i nevojshëm për të ndërtuar dhe riparuar muskujt, indet, gjakun, kërcet, kockat dhe lëkurën. Proteinat janë gjithashtu të rëndësishme për prodhimin e hormoneve dhe kimikateve që rregullojnë  një sërë procesesh trupore. Pa sasinë e mjaftueshme të proteinave në dietën tonë, është shumë e vështirë të jemi të shëndetshëm.

Nuk është për t’u habitur pse shumë vegjetarianë ose njerëz që mbajnë dieta të forta kufizuese, vuajnë nga simptoma të ndryshme të mungesës së proteinave. Duke konsumuar ushqime që përmbajnë pak ose aspak proteina, trupi nuk ka zgjidhje tjetër përveç se të shfrytëzojë proteinat e tij, duke shkaktuar ‘tretjen’ e indeve ku ruhen proteinat, si në muskuj. Ka disa shenja paralajmëruese që do të përjeton nëse vuani nga mungesa e proteinave:

Faqe të ënjtura

Kjo nuk është shkaktuar nga yndyra e tepërt siç mund të dyshoni, por nga inflamacioni i gjendrave të pështymës. Kjo gjendje zakonisht ndodh nëse ka një çekuilibër të vazhdueshëm të proteinave e karbohidrateve tek ju.

Sy të ënjtur

Edema është shkaktare e syve të ënjtur, një gjendje në të cilën lëngu i tepërt mblidhet në inde. Kjo ndodh sepse proteinat janë një nga përbërësit që rregullojnë ekuilibrin e lëngjeve në trupin tuaj.

Duar të fryra

Edhe kjo gjë ka të bëjë me mbledhjen e ujit në inde, e njohur në botën mjekësore si edemë. Ekziston një shumëllojshmëri gjendjesh shëndetësore që çojnë në edemë dhe një prej tyre është mungesa e proteinave.

Flokët e dobët

Kjo gjendje mund të ketë disa shkaktarë. Një prej tyre është të mos kesh një dietë mjaftueshëm të pasur me proteina. Kjo nuk duhet t’ju vijë si surprizë, pasi e dini që flokët kryesisht përbëhen nga proteina.

Tharje e tepërt e lëkurës

Mosmarrja e mjaftueshme e proteinave mund të shkaktojë tharje të lëkurës dhe zona të skuqura. Mungesa e proteinave ju bën më të ndjeshëm ndaj djegieve nga dielli gjithashtu.

Përgjumje ose mjegull truri

Energjia dhe funksionet tuaja konjitive ndikohen gjithashtu kur ulet niveli i proteinave. Siç e përmendëm më herët, proteinat janë jetike për prodhimin normal të hormoneve, shkruan living. Disa nga këto hormone kanë lidhje me stresin , prodhimin e energjisë dhe vigjilencën mendore.

Për të shmangur këto probleme është e rëndësishme të merrni mjaftueshëm proteina gjatë ditës. Ka një formulë të thjeshtë për të llogaritur sa proteina duhet të konsumojmë çdo ditë: pesha juaj në pound/2=sasia e nevojshme e proteinave në gramë.

You Might Also Like

Çfarë i ndodh trupit kur skuqemi në fytyrë

Njihuni me super-vlerat e spinaqit

Këto tri pije do t’ju shpëtojnë nga dhimbja e kokës

Si duhet të veproni nëse keni tension të lartë gjaku

Si duket shpëlarja e vërtetë e trurit?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Konsumoni më shpesh qiqra, ja përfitimet shëndetësore që merrni
Next Article Astma dhe rreziqet e saj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?