By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Linja ajrore do të menaxhojë më mirë fluturimet duke përdorur Al
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Linja ajrore do të menaxhojë më mirë fluturimet duke përdorur Al
Teknologji

Linja ajrore do të menaxhojë më mirë fluturimet duke përdorur Al

admin
Last updated: 23/05/2024 15:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Përdorimi i Al në qendrën e re të kontrollit të linjës easyJet i ka lejuar ekipet të menaxhojnë më mirë fluturimet, ka njoftuar linja ajrore.

Bëhet e ditur se personeli në qendrën e kontrollit të integruar pranë aeroportit Luton, Bedfordshire, ka qasje në Jetstream, mjet ky gjenerues me Al.

Ai thuhet se i ndihmon të zgjidhin më shpejt shqetësimet që i kanë në lidhje me pilotët dhe ekuipazhet në terren.

Siç raportohet, në qendër punojnë më shumë se 250 persona dhe menaxhojnë programin ditor të easyJet me rreth 2,000 fluturime, shkruan BBC.

Përgjegjësitë e tyre përfshijnë planifikimin e rrugëve, shpërndarjen e pilotëve dhe ekuipazhit, mirëmbajtjen e aeroplanëve dhe komunikimin me pasagjerë.

Shefi i easyJet, Johan Lundgren, tha se tani stafi mund të përfitojë nga një qendër “moderne” për të punuar.

“Në easyJet, ne pamë që herët potencialin për të përmirësuar përvojën e klientit dhe efikasitetin operacional, të cilat mund të na ndihmojnë të ofrojmë një përvojë më të mirë fluturimi për klientët, ekuipazhin dhe pilotët tanë”, tha Lundgren.

“Dhe ndërsa nuk mund ta shihni gjithmonë, teknologjia tashmë është duke punuar shumë në ajër dhe në tokë, duke na ndihmuar të parashikojmë saktësisht se çfarë ushqimi dhe pije na nevojitet për rrugë të caktuara”, shtoi ai.

Ndryshe, shefi i linjës ajrore theksoi se Al ka ndihmuar në reduktimin e mbetjeve ushqimore dhe zgjedhjen e aeroplanit të duhur për të përmbushur kërkesën. 

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Amazoni hap thesarin në Belgjikë, investon një miliard euro

Facebook përditëson algoritmin për t’u dhënë përdoruesve më shumë kontroll mbi videot që shohin

OpenAI prezanton kontrollet prindërore në ChatGPT

Google urdhërohet të bëjë ndryshime në motorin e kërkimit – por shmang ndarjen dramatike

Këto kufje kushtojnë 100 mijë euro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Jeep zbulon datën e debutimit të modelit të ri
Next Article ASHMAA i publikoi raportet për RPP të emetuar për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe për zgjedhjet parlamentare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?