By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Politika dhe Eurointegrimi, Ruzhin: E mjegullt, mandatari pa vizion të qartë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Politika dhe Eurointegrimi, Ruzhin: E mjegullt, mandatari pa vizion të qartë
MaqedoniTOP LAJM

Politika dhe Eurointegrimi, Ruzhin: E mjegullt, mandatari pa vizion të qartë

admin
Last updated: 25/05/2024 17:08
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 maj – Pas zgjedhjeve, shtetin e presin shumë sfida përfshirë të ardhmen e vendit, pozicionet në raport me çështjen e ndryshimeve kushtetuese dhe rrugët evropiane, vlerëson ish ambasadori Nano Ruzhin. Për TVM2 ai thotë se për momentin, mandatari për formimin e qeverisë akoma sillet si opozitë dhe se nuk ka qëndrim shtetëror në raport me perspektivën evropiane. Sipas tij, teoritë e mjegullta se do të ndryshohet korniza negociuese, nuk e ndihmojnë shtetin dhe se do ta nxisin edhe fqiun lindor të sillet me reagim, sikurse Greqia pas betimit të presidentes e cila evitoi në fjalimin e saj termin “Maqedonia e Veriut”.

“Edhe kryetarja e re edhe garnitura e re VMRO-DPMNE-së është para shumë sfidave, sepse së pari rrezikojmë të ndalemi në rrugën drejt BE-së nëse nuk miratohen amandamentet për preambulën, e dyta, nga ato sinjale që i shohim nga udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së dhe nga Presidentja, vërehet se ata nuk kanë ndërmend që në afat sa më të shpejtë të realizojnë një gjë të tillë, e treta, është interesante se si do të sillet VLEN gjegjësisht nëse ata do të kenë forcë të ndikojnë në sjelljen e përbërjes qeveritare. Sido që të jetë, rrezikojmë shumë, para së gjithash të mbetemi sërisht të margjinalizuar dhe sërisht të humbim disa vite në rrugën tonë evropiane. Gjithsesi se këtu na është bërë me dije se Shqipëria mund të ec një hap përpara, të tjerët gjithashtu dhe për fat të keq shpresoj se nuk do të na pres i njëjti fat sikurse me emrin, të humbim edhe 20 vite për çështje.”, tha ish ambasadori Nano Ruzhin.

Vendi ynë mbeti në udhëkryq në momentin kur në seancën parlamentare nuk u gjet vullnet politik për t’i votuar ndryshimet kushtetuese që kërkojnë votën e 80 deputetëve. Deri në implementimin e kushteve që dolën nga propozimi francez, Maqedonia e Veriut nuk do të mundet të ec përpara, rrjedhimisht, nuk do të mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare e cila mundëson hapjen e kapitujve me Bashkimin Evropian.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Policia e Maqedonisë jep detaje për arrestimin e Feros
Next Article Deputeti i BDI-së i paska fituar 35 milionë euro nga tenderat

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?