By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjykata Administrative e refuzoi si të pabazë padinë e Frontit Evropian për vendimin e KSHZ-së për rivotimin në Zhelinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gjykata Administrative e refuzoi si të pabazë padinë e Frontit Evropian për vendimin e KSHZ-së për rivotimin në Zhelinë
MaqedoniTOP LAJM

Gjykata Administrative e refuzoi si të pabazë padinë e Frontit Evropian për vendimin e KSHZ-së për rivotimin në Zhelinë

admin
Last updated: 30/05/2024 08:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 30 maj – Gjykata administrative në debatin publik të mbajtur mbrëmë e refuzoi si të pabazuar padinë e paraqitur nga Koalicioni Fronti Evropian në zgjedhjet parlamentare 2024, kundër vendimit të Komisonit shtetëror të zgjedhjeve të RMV-së për rivotim në vendvotimin 2101 në fshatin Llërcë në komunën e Zhelinës.

“Padia e paditës Koalicioni “Fronti Evropian” i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (Lëvizja Populli – LP, Partia Demokratike e Shqiptarëve, Partia Demokratike Evropiane PDE, Partia Demokratike e Turqve, Partia Politike Unioni i Romëve – URA, Partia Politike Lidhja demokratike e boshnjakëve – LDB) Fushata zgjedhore – Zgjedhjet parlamentare 2024, në Njësinë zgjedhore 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6, parashtruar kundër vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut UP1.Nr.10-33 të datës 27.05. .2024, refuzohet si i pabazë”, qëndron në aktgjykimin e publikuar në ueb faqen e Gjykatës Administrative.

Me këtë aktgjykim, konfirmohet Vendimi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut UP.1 NR. 10-33 nga data 27.05.2024, theksohet në kumtesën.

Vendimi i plotë me arsyetimin e të njëjtit, siç theksojnë nga Gjykata Administrative, do të publikohet në portalin e Gjykatës, sipas afatit të përcaktuar në Kodin Zgjedhor.

KSHZ në seancën e mbajtur më 27 maj nuk e pranoi ankesën e Frontit Evropian për rivotimin në Llërcë, ku pas rivotimit, Fronti Evropian humbi një deputet në raport me rezultatet e 8 majit dhe koalicioni “Vlen” fitoi një deputet.

Sipas rezultateve fillestare pas rivotimit në shtatë vendvotime në njësitë zgjedhore 5 dhe 6 në zgjedhjet parlamentare të vitit 2024, Koalicioni “Maqedonia juaj” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE mbetet me 58 deputetë, Koalicioni “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI ka humbur një deputet dhe ka 18, njejtë  si Koalicioni për Ardhmërinë Evropiane i udhëhequr nga LSDM. Koalicioni “Vlen” pas rivotimit fitoi një deputet më shumë dhe tani ka 14, ndërsa Lëvizja ZNAM për Maqedoninë tonë dhe e Majta mbeten me nga gjashtë deputetë.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Media britanike: Shqipëria mes vendeve të mahnitshme për zbulime kulturore
Next Article Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?