By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kuvendi rrëzon kërkesën për debat mbi sulmet ndaj gazetarëve, Nikolla: Nuk është në përputhje me parashikimet e rregullores
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Kuvendi rrëzon kërkesën për debat mbi sulmet ndaj gazetarëve, Nikolla: Nuk është në përputhje me parashikimet e rregullores
Shqipëri

Kuvendi rrëzon kërkesën për debat mbi sulmet ndaj gazetarëve, Nikolla: Nuk është në përputhje me parashikimet e rregullores

admin
Last updated: 30/05/2024 12:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me debate mes opozitës dhe mazhorancës në lidhje me rendin e ditës.

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, parashtroi kërkesën e opozitës për mocion me debat për sulmet ndaj gazetarëve.

Kërkesa e saj u rrëzua nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila tha se kjo kërkesë nuk është në përputhje me parashikimet e rregullores së Kuvendit, pasi nuk lidhet me punën e Këshillit të Ministrave.

“Kërkesa juaj konstatohet që nuk lidhet me çështje të veçanta që nuk lidhjen me punët e këshillit të ministrave. Nuk është në përputhje me parashikimet e rregullores së Kuvendit”, tha Nikolla.

Nga ana tjetër, deputetja Zhupa iu përgjigj kryeparlamentares se ka njohuri të cekëta dhe neni duhet lexuar në tërësi dhe mocione me debat janë mbajtur dhe për ukrainën dhe Srebrenicën, të cilat gjithashtu nuk kanë lidhje me Këshillin e Ministrave.

“Njohuritë e tyre janë të cekëta. Duhet të konsultoheni me ekspertët. Ku thuhet që mocionet me debat bëhen vetëm mbi veprimtarin ë e Këshillit të Ministrave? Kemi bërë mocion për gjenocidin në Srebrenicë dhe luftën në Ukrainë, cila nga këta është veprimtari e këshillit të Ministrave. Neni lexohet në tërësi jo të marrësh një nen e të lësh një tjetër. Dëshiron t’i tregosh Ramës se nuk lejoj të flitet për gjuhën tënde linçuese. Rama i trajton gazetarët në mënyrën më të keqe të mundshme”, tha Zhupa.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjobiten rreth 15 ordinanca shëndetësore në Kumanovë, reagojnë mjekët
Next Article Mbyllet grupi “Albkings”, shtatë të arrestuar deri më tani

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?