By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ITSHKSH ngre ura të reja bashkëpunimi me institutin e trashëgimisë, edukimit dhe turizmit në Shqipëri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > ITSHKSH ngre ura të reja bashkëpunimi me institutin e trashëgimisë, edukimit dhe turizmit në Shqipëri
Maqedoni

ITSHKSH ngre ura të reja bashkëpunimi me institutin e trashëgimisë, edukimit dhe turizmit në Shqipëri

admin
Last updated: 30/05/2024 13:53
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 30 maj – Dje ITSHKSH-në e vizituan studiues nga Instituti i Trashëgimisë, Edukimit dhe Turizmit të Shqipërisë. Në këtë takim u prezantua veprimtaria e dy institucioneve, duke marrë parasysh se ushtrojnë veprimtari të ngjashme, gjë që e bën bashkëpunimin e tyre me interes reciprok.

Pjesëmarrës në takim ishin Nevila Nika, drejtoreshë e ITET-it, Ramiz Rekaj, anëtar i bordit të Institutit Kanadez të Tekonologjisë dhe kryeredaktor i revistës shkencore “Univers”, si dhe koordinatorja Anisa Hykaj, ndërkaq si përfaqësues të ITSHKSH-së në këtë takim ishin drejtori, Skender Asani, dhe këshilltarët shkencorë, Zeqirija Ibrahimi dhe Sevdail Demiri.

Takimi rezultoi me një projekt konkret për të ardhmen e afërt – organizimi i një konference të përbashkët për Hoxha Kadri Prishtinën, një figurë të rëndësishme historike dhe themelues i Komitetit për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës, një organizatë patriotike e themeluar ne vitin 1918.

Për këtë ide fillestare të ITET-it, të cilën synon ta realizojë me disa institucione të tjera relevante për temën, drejtori Skender Asani tregoi gatishmërinë e plotë për bashkëpunim, duke vlerësuar rolin qendror që Komiteti ka pasur veçanërisht në kundërvënien ndaj forcave fashizoide të Serbisë.

Sipas profesoreshës Nika, rëndësia e Komitetit është dhe në faktin që ishte ai nismëtar i Kongresit të Lushnjës, me çka edhe fillon shtetndërtimi i shtetit shqiptar dhe se është e rëndëishme të punohet sa më tepër në drejtim të zbardhjes së të vërtetave që janë keqinterpretuar përgjatë viteve.

Ndërkaq z. Zekaj shprehu besimin se një konferencë e tillë do të sjellë prurje të rëndësishme nga studiuesit, pasi ka akoma shumë dokumente nëpër arkiva që nevojitet të dalin në dritë për mos t’u mbetur borxh figurave që kanë qenë në krye të ngjarjeve përcaktuese kombëtare.

Këtë gjë e theksoi edhe Zeqirija Ibrahimi, duke thënë se me konferencën që do të realizojmë, në një farë mënyrë, do të arrihet ajo që vetë Komiteti ka synuar në të kaluarën, që është bashkimi i kombit, në këtë rast në kuptimin kulturor e shkencor.

Duke i përgëzuar studiuesit për punën e palodhshme që bëjnë si një institucion alternativ në këtë drejtim, Sevdail Demiri bëri një përshkrim të gjithë veprimtarisë botuese të ITSHKSH-së, ndërsa me këtë rast u shkëmbyen botimet e fundit mes dy institucioneve.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Konferencë për sigurinë në komunikacion: Faktori njeri kyç për aksidentet në komunikacion
Next Article Me marsh shënohet Dita botërore e personave me sklerozën multiple në Shkup

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?