Shkup, 30 maj – Lidhja kombëtare e personave me invaliditet trupor e Maqedonisë së Veriut “Mobiliteti Maqedoni”, me rastin e 30 majit – Ditës botërore të personave të sëmurë me multiple skleroza, sot për herë të nëntë organizoi marsh për ngritjen e ndërgjegjes për problemet, me të cilat ballafaqohen personat me multipla sklerozë për nevojat e tyre specifike për jetesë më cilësore dhe inkluzion social. Marshi, të cilit iu bashkuan edhe personat me paraplegji dhe distrofi, filloi nga Porta “Maqedonia”, vazhdoi nëpër rrugën “11 tetori” në drejtim të Kuvendit dhe përfudoi në Shtëpinë “Dare Xhambaz”.
Kryetarja e degës për multiple skleroza pranë Mobiliteti Shkup, Hristina Proskovska tha se qëllimi i këtij marshi është me pak fjalë të themi shumë, respektivisht që të jemi të dukshëm, të tregojmë se kemi mundësi të barabarta me rrethin dhe t’i shprehim në një mënyrë më agresive nevojat dhe kërkesat tona në këtë shoqëri.
“Kërkesat tona do të përsëriten nga vitet e kaluara, pasi, për fat të keq shumë nga punët nuk kanë ndryshuar, edhe pse ne atë e kërkojmë me këmbëngulje”, tha Proskovka.

Ajo tha se një nga kërkesat më të mëdha është drejtuar deri tek Ministriua e Punës dhe Politikës Sociale lidhur me marrjen dhe shfrytëzimin e shtesave për ndihmë të personit tjetër – mobilitet, të thjeshtëzohet aplikimi i dokumenteve, kriteret të respektohen gjatë parashtrimit dhe personat që i meritojnë ato shtesa, t’i marrin me të vërtetë dhe të shërbehen të gjitha pacientët.
“Deri te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kërkuan që ilaçet të jenë në numër sa më të madh të qasshme për pacientët me këtë sëmundje dhe të sillen ilaçe të reja inovative, të cilat tashmë shfrytëzohen në shtetet e zhvilluara”, përmendi Proskovska një pjesë të kërkesave të tyre në marshin.

Goce Minovski, kryetari i Mobiliteti Shkup theksoi se kjo ngjarje për shënim do të bëhet tradicionale dhe ka shfaqur shpresë se ndërgjegja për këtë sëmundje do të ngritet tek tërë opinioni. Ai dërgoi apel deri te qeveria e ardhshme që të kuhstojnë më shumë kujdes ndaj këtyre kategorive të prekshme.
Ministri teknik i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski theksoi se ka shumë sfida për qeverinë e re dhe potencoi se duhet të orientohen ndaj përkrahjes dhe ndihmës të personave për këtë sëmundje.

Shoqata e personave me invaliditet trupor “Mobiliteti” numëron 2.700 anëtarë dhe ekziston tashmë 36 vite.

