By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nga kërcënimet tek goditja para kopshtit të djalit, si përfundoi avokati i Berishës në reanimacion
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Nga kërcënimet tek goditja para kopshtit të djalit, si përfundoi avokati i Berishës në reanimacion
Shqipëri

Nga kërcënimet tek goditja para kopshtit të djalit, si përfundoi avokati i Berishës në reanimacion

admin
Last updated: 30/05/2024 15:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

24 orët e fundit kanë qenë një sfidë e vërtetë për avokatin Sokol Mëngjesi, i cili vijon të jetë në terapi intensive në reanimacionin e Spitalit të Traumës.

Mjekët thonë se dhe 24 orët e ardhshme janë po aq delikate për shkak të 2 hematomave që avokati ka marrë nga sulmi me doreza metalike në derën e një kopshti në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, një ditë më parë.

Nga 4 autorët e dyshuar të sulmit ku 3 goditën avokatin dhe njëri i transportoi, në pranga ka rënë vetëm një. Dorian Aliaj u vetëdorëzua mbrëmjen e djeshme dhe ka folur para grupit hetimor.

Sipas tij, ai dhe Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku nuk e kishin planifikuar sulmin ndaj avokatit, por takimi pranë kopshtit 31 ishte i rastësishëm. Ai pretendon se vetëm e ka përshëndetur avokatin por kur ky i fundit e ka injoruar dhe pas kësaj, ai e ka qëlluar vetëm një herë me grusht. Kur e ka partë se avokati është rrëzuar është larguar me vrap nga paniku.

Para hetuesve Dorian Aliaj ka treguar dhe për mosmarrëveshjet që miku i tij, Dritan Nano ka pasur me avokatin dhe se nga padia e bërë nga ky i fundit prona ishte bllokuar. Nga ana tjetër, i ndaluari me iniciativë të policisë Dritan Nano, i cili sipas policisë dyshohet si organizator i sulmit, ka mbajtur qëndrim mohues duke e përjashtuar veten nga kjo ngjarje.

Shkak për konfliktin sipas hetimeve është mosrespektimi i një kontrate lidhur mes avokatit dhe trashëgimtarëve të një prone, në zonën e Liqenit artificial. Pala e përfaqësuar nga avokati fitoi gjyqin në të dyja shkallët e gjyqësorit por një prej 8 trashëgimtarëve, Dritan Nano nuk pranonte të likuidonte avokatin sipas kontratës, çka solli bllokimin e pjesës takuese të tij.

Top Channel mëson se dhe para sulmit, Dritan Nano e ka kërcënuar avokatin që të hiqte dorë nga padia që i kishte bllokuar pronën, sepse në të kundërt do ta pësonte.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Asnjë nga kandidatët e propozuar nuk mori shumicën e nevojshme për t’u zgjedhur kryetar i Gjykatës Kushtetuese, nesër seanca e radhës
Next Article Romeo dhe Ledion Liço i prishin raportet? Dyshja nuk ndjekin njëri-tjetrin në Instagram

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?