By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Banka e Shqipërisë mundohet të frenojë rënien e euros nën vlerën 100 lekë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Banka e Shqipërisë mundohet të frenojë rënien e euros nën vlerën 100 lekë
EkonomiShqipëri

Banka e Shqipërisë mundohet të frenojë rënien e euros nën vlerën 100 lekë

admin
Last updated: 31/05/2024 11:36
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gati 80 milionë euro në vetëm pesë muaj. Kaq valutë ka tërhequr nga tregu i këmbimit Banka e Shqipërisë, duke ndalur të paktën për momentin një rrokullisje të mundshme të euros poshtë 100 lekëve.

“Banka e Shqipërisë ka zhvilluar tre ankande në tremujorin e parë të vitit. Në këto tre ankande janë blerë rreth 33 milionë euro. Për sa i përket muajve prill dhe maj janë zhvilluar edhe katër ankande të tjerë ku mesatarja e blerjeve në ankande ka qenë edhe më e lartë se në tremujorin e parë”, tha Marian Gjermeni, drejtor i Departamentit të Operacioneve Monetare në BSH.

Në total, deri në fund të vitit Banka Qendrore planifikon të realizojë 20 ankande për të blerë euron në tregun e këmbimit. Blerjet planifikohet të përshpejtohen në muajt e verës me 6 ankande vetëm në muajt qershor e korrik. Me ardhjen e vjeshtës, Banka planifikon të realizojë nga një ndërhyrje për secilin muaj, për të përmbyllur blerjet në 19 dhe 20 dhjetor 2024.

“Segmenti që synon të blejë banka e Shqipërisë është midis 250 mln euro dhe 330 mln euro. Ne kemi marrë parasysh edhe pjesës e sezonalitetit. Ka muaj ku janë parashikuar dy ankande dhe ka muaj ku janë parashikuar tre ankande”, tha Marian Gjermeni, drejtor i Departamentit të Operacioneve Monetare në BSH.

Ndonëse me luhatje, sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë një euro është këmbyer mesatarisht me 100.5 lekë. Po çfarë pritet të ndodhë me sezonin masiv turistik veror në prag? “Të gjithë operatorët e tregut duhet të vijojnë normalisht si te kërkesa ashtu edhe te oferta dhe jo të ndikuar nga sezonaliteti i momentit”, tha Marian Gjermeni, drejtor i Departamentit të Operacioneve Monetare në BSH.

Vitin e shkuar Banka e Shqipërisë tërhoqi nga tregu valutor rreth 290 milionë euro. Ndërhyrjet e detyruara për shkak të zhvlerësimit të euros zgjeruan në 5.7 miliardë euro rezervën valutore. Këtë vit ajo planifikohet të arrijë në 6.3 miliardë euro.

You Might Also Like

Shtrenjtohen ndjeshëm derivatet e naftës

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shporta minimale për muajin qershor ka qenë mbi 68 mijë denarë

Linja hekurudhore Tiranë-Durrës, dështon tenderi 16 mln euro

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Jose Mourinho arrin marrëveshje me klubin e ri, befason me destinacionin
Next Article Përkujtohet heroi Safet Peci-Boletini, ministri Peci: Ai po ripërtërihet, amanetin e tij ta dërgojmë në vend

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?