By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Koçiu: Inspektorët shëndetësorë kontrolle në strukturat akomoduese për respektim të kushteve higjieno-sanitare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Koçiu: Inspektorët shëndetësorë kontrolle në strukturat akomoduese për respektim të kushteve higjieno-sanitare
Shqipëri

Koçiu: Inspektorët shëndetësorë kontrolle në strukturat akomoduese për respektim të kushteve higjieno-sanitare

admin
Last updated: 31/05/2024 12:57
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Turizmi është një sektor me një rëndësi të jashtëzakonshme për vendin dhe MSHMS ka marrë çdo masë që të mbështesë një sezon turistik që sipas të gjithë treguesve, pas 10 milionë turistëve të një viti më parë do të shënojë një rekord të ri në 2024.

Në masat e marra nga MSHMS për garantimin e një sezoni turistik të sigurt dhe të qetë, krahas dezinsektimit për mushkonja dhe insektet e tjera, proces i cili u zhvillua në 25% më shumë territor se një vit më pare dhe do të vijojë, shumë të rëndësishme janë edhe masat për respektim të kushteve higjieno-sanitar nga njësitë akomoduese dhe ato të ofrimit të shërbimeve, baret, restorantet apo pishinat.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar nga Kreu i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor të Tiranës, Klinton Leka ishte në Golem, Kavajë ku inspektuan përmbushjen e masave higjieno-sanitare nga subjektet në fushën e hoteleri-turizëm, me fokus edhe pishinat.

“Kemi përfunduar fazën e parë të dezinsektimit me lënde biocide miqësore me mjedisin në pellgje, kanale, puseta duke mundësuar shmangien e krijimit të mushkonjave dhe tani vijmë tek faza tjetër që është inspektimi i strukturave akomoduese për respektimin e masave higjeno-sanitare, i rëndësishëm për të garantuar një sezon turistik të qetë, të sigurt, të shëndetshëm, por dhe argëtues pse jo”, u shpreh Koçiu duke shtuar se do ketë rritje të kontrolleve nga inspektorët shëndetësorë.

Fokusi i ISHSH-së është monitorimi në mënyrë periodike dhe rigoroze i hoteleve apo strukturat e tjera, me qëllim parandalimin e infeksioneve që mund të përhapen përmes pishinave të ndotura.

“E rëndësishme për ju si biznes është që të na shihni si partner në mënyrë që së bashku të ofrojmë shërbim të sigurt për pushuesit dhe turistët”, nënvizoi ajo gjatë një ndalese në një subjekt akomodues.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu theksoi se “ne këshillojmë më qëllim të kemi respektim të masave higjieno-sanitare. Duhet gjithashtu të garantojmë që do respektohen standardet e ngritura kudo në çdo subjekt që ofrohet shërbim. Pikërisht për këtë është fokusi për të patur një kontroll dhe monitorim më të shtuar me qëllim që të garantojmë që çdo kush shërbehet ashtu siç duhet”.

Gjatë inspektimeve dhe riinspektimeve nga ISHSH, një vëmendje e veçantë do t’i i kushtohet respektimit të normave hidro-teknike dhe higjieno-sanitare për pishinat si dhe respektimi i numrit të frekuentuesve.

Për të pasuar frekuentim cilësor dhe te sigurt, pishinat duhet të sigurojnë zbatimin e kërkesave higjieno-sanitare dhe mjedisore, të sigurojnë pastrimin e përditshëm të gjithë kompleksit të pishinës, dezinsektimin e rregullt të ambientit për rreth, kryerjen e ekzaminimet fiziko- kimike të ujit të pishinave, duhet të zbatojnë rregulloren mbi respektimin i kufizimeve për nivelet e thellësisë, të kenë vëzhguesit dhe ndihmën parë për minimizim të incidenteve si dhe një pikë të ndihmës së shpejtë.

You Might Also Like

Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale

Ministri Nufi në Departamentin e Shtetit: Forcojmë bashkëpunimin Shqipëri-SHBA në mbrojtje

Doganat, masa për sezonin veror, lehtësi për kalimin e qytetarëve dhe të mallrave

Mbeti e plagosur nga përplasja e dy automjeteve në aksin Lin-Pogradec, ndërron jetë pasagjerja

Anembanë botës, nga Europa në SHBA e Kanada! Protestat masive të shqiptarëve pushtojnë kryeqytetet kryesore: Rama jep dorëheqjen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ankandi i parë solar prej 100 MW, nënshkruhet kontrata – investim në vlerë mbi 70 milionë euro
Next Article Asgjësohen rreth 4,600 bimë kanabis në Postribë dhe Velipojë, arrestohet një person

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?