By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: LSDM-ja filloi procedurën për zgjedhjen e kryetarit, zgjedhjet më 30 qershor, kongresi më 9 qershor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > LSDM-ja filloi procedurën për zgjedhjen e kryetarit, zgjedhjet më 30 qershor, kongresi më 9 qershor
MaqedoniTOP LAJM

LSDM-ja filloi procedurën për zgjedhjen e kryetarit, zgjedhjet më 30 qershor, kongresi më 9 qershor

admin
Last updated: 31/05/2024 15:19
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 maj – Në LSDM sot fillon procedura për zgjedhje të jashtëzakonshme brenda partisë për kryetar të ri të partisë. Për më 9 qershor, e diel, është caktuar Kongresi, në të cilin do të analizohen arsyet e rezultatit të zgjedhjeve, ndërsa Këshilli Qendror i partisë ka propozuar edhe ndryshime në Statutin e partisë në mënyrë që mandati i kryetarit të zgjedhur në mënyrë të jashtëzakonshme brenda partisë të jetë katër vjet.

Zyrtarisht deri më tani nuk ka të paraqitur, por për disa anëtarë të partisë dihet se mund të kandidohen.  Sllavjanka Petrovska, deputete dhe ministre e Mbrojtjes, ka konfirmuar se do të kandidohet për kryetare, ndërsa ambicie të tilla në opinion ka shfaqur edhe Stefan Bogoevi, drejtor aktual i Drejtorisë Doganore,  por ai nuk ka konfirmuar se do të kandidohet. Kandidatë të mundshëm mund të jenë edhe Jovo Despotovski, drejtor i ZZHIT dhe ish-ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe

LSDM-ja sot njoftoi se Këshilli Qendror i partisë në mbledhjen e djeshme ka miratuar Rregulloren për kriteret, mënyrën dhe procedurën për kandidimin dhe zgjedhjen e kryetarit për zgjedhjet e jashtëzakonshme, si dhe Rregulloren për mënyrën dhe procedurën e regjistrimit aktiv  për anëtarët e LSDM-së.

 

Mbi bazë të Statutit të LSDM-së, vendimet e Këshillit Qendror dhe vendimin e Këshillit Ekzekutiv, nga sot LSDM publikon Thirrje të hapur për vetëkandidim për të gjithë kandidatët e interesuar për kryetar të partisë.

“Procedura e kandidimit fillon nga data 31.05.2024 dhe do të zgjasë shtatë ditë, deri më 06.06.2024.Të drejtën e kandidimit kanë të gjithë anëtarët e LSDM-së që plotësojnë kriteret dhe normat e larta të vlerave, morale dhe etike. Për kryetar të LSDM-së mund të kandidohet personi me së paku 5 vjet anëtarësim në LSDM, i cili është zgjedhur së paku një herë nga ana e Kongresit të LSDM-së për anëtar i njërit prej organeve të partisë”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme brenda partisë do të mbahen më 30 qershor.

Detajet për procedurën, rregulloret dhe kriteret janë të përfshira në Rregulloren për kriteret, mënyrën dhe procedurën për kandidimin dhe zgjedhjen e kryetarit të LSDM-së.

Të gjitha dokumentet nga sot do të jenë të disponueshme për publikun në faqen zyrtare të partisë (www.sdsm.org.mk).

Zgjedhjet do t’i  zbatojë Komisioni Qendror  I Zgjedhjeve së bashku me 80 komisione komunale zgjedhore dhe këshilla të vendvotimeve në nivel lokal.

Mundësi për votim do të kenë të gjithë anëtarët e LSDM-së që regjistrohen në mënyrë aktive.

 

Periudha për regjistrim aktiv është rritur dhe është 20 ditë. Anëtarët do të mund të regjistrohen në mënyrë aktive përmes dy opsioneve, përmes veglës online për regjistrim aktiv që do të jetë në dispozicion në faqen e LSDM-së të hënën (06.03.2024) ose opsionit të dytë përmes organizatave komunale të LSDM-së.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nis takimi Kurti – Erdogan
Next Article Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?