By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Siljanovska porosi Frontit Evropian: Nuk ka dy fitues në zgjedhje, ka vetëm një
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Siljanovska porosi Frontit Evropian: Nuk ka dy fitues në zgjedhje, ka vetëm një
Maqedoni

Siljanovska porosi Frontit Evropian: Nuk ka dy fitues në zgjedhje, ka vetëm një

admin
Last updated: 31/05/2024 18:05
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 maj – Derisa partitë janë në fund të bisedimeve për koalicionim qeveritar, vijon të rrjedh afati 10 ditor që presidentja e shtetit t’ia japë mandatin Hristijan Mickoskit, i cili më pas, në afat prej 20 ditësh do të duhet ta formojë qeverinë. Presidentja Siljanovska, tha se mandatin, do ta japë brenda afatit kushtetues.

“Për fat të mirë, mendoj se nuk do të kem problem të madh, pasi disi qetë rrjedhin punët, shumica tanimë është e dukshme, që do të thotë se në kuadër të këtyre 10 ditëve, sipas të gjitha gjasave, mundet edhe më herët. Dhe më pas, e dini që në periudhë prej 20 ditësh do të duhet që mandatari të dalë me përbërjen e qeverisë”, deklaroi Gordana Siljanovska Davkova, presidente.

Për pakënaqësinë e Frontit Evropian dhe kreut të BDI-së, të cilët, nuk do të jenë pjesë e qeverisë, Siljanovska Davkova thotë se Kushtetuta parasheh një fitues në zgjedhje, të cilit, mund t’i jepet mandati.

“Më vjen shumë keq që e kam patjetër t’i zhgënjej, megjithatë si konstitucionaliste, unë e lexoj atë që shkruan në Kushtetutë. Nuk ka dy fitues në zgjedhjet, ka një fitues. Ai i zgjedh partnerët e koalicionit, kuptohet se është politike, etnike dhe e shëndoshë për demokracinë të kyçni në qeveri parti shqiptare dhe atë, mandatari, tanimë siç e pamë do ta bëjë. Megjithatë, tezat tjera, të tipit, të shumicës, pakicës, absolutisht nuk qëndrojnë”, tha Gordana Siljanovska Davkova, presidente.

Në ndërkohë, vazhdojnë dhe diskutimet e fundit në lidhje me formimin e qeverisë. Nga VLEN, thonë se po përpiqen që të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse koalicionimi me harmonizim programor, por edhe kadrovik.

“Për çdo ditë po e rrisim nivelin e besimit të ndërsjellë dhe procesi i negociatave vazhdon të zhvillohet me vullnet të mirë dhe intensitet të lartë. Ne mbetemi të hapur për bashkëpunim edhe me parti të tjera politike dhe individë të cilët ndajnë qëllime të njëjta programore. Ne i mbajmë dyert hapura dhe si partner aktiv ndikojmë dhe punojmë për një marrëveshje përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse për formim sa më të shpejtë të Qeverisë”, thonë nga VLEN.
Edhe nga Lëvizja ZNAM theksojnë se po vazhdojnë bisedimet për hyrjen e tyre në qeveri, ndërkaq për detaje, kryetari Maksim Dimitrieski thotë se duhet të pritet që Mickoski ta marrë mandatin.

“Ne sipas Kushtetutës dhe ligjeve presin që mandatari ta marrë mandatin për formimin e qeverisë së ardhshme dhe tani të zyrtarizohen bisedimet dhe negociatat. Të konfirmohet ajo që deri më tani është biseduar dhe jemi marrë vesh. Ne mbetemi në platformën tonë, në pajtueshmëri me atë që e kemi kërkuar në zgjedhjet dhe do të vazhdojmë gjithsesi si participues i ardhshëm në qeveri, nëse kemi harmonizim të plotë. Se si do të jetë periudha, ajo do të varet prej vetë mandatarit”, deklaroi Maksim Dimitrievski, kryetar i Lëvizjes ZNAM.

Derisa partitë finalizojnë me detajet, gjatë ditës së djeshme, Izet Mexhiti tha se pret që 3-4 deputetë nga Fronti Europian t’i bashkohen shumicës parlamentare. /Alsat.mk

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ekskluzive/ Zhurnal zbulon dikasterët në të cilat Vlen do të ketë 5 sekretarë shtetëror
Next Article BDI duhet ta ndjek shembullin e LSDM-së, imagjinatat anash realitetin përballë, reforma të menjëhershme!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?