By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ‘Lotari’ italiane me veturat elektrike – subvencionet u harxhuan për nëntë orë!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Auto > ‘Lotari’ italiane me veturat elektrike – subvencionet u harxhuan për nëntë orë!
Auto

‘Lotari’ italiane me veturat elektrike – subvencionet u harxhuan për nëntë orë!

admin
Last updated: 05/06/2024 09:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Qeveria italiane nisi të hënën një program të ri të debatuar gjatë të subvencioneve bujare për veturat elektrike të lira. Gjithçka përfundoi brenda një dite.

Siç raporton RAI, pas më pak se nëntë orësh kanë mbërritur aq shumë aplikime për Ecobonus-in e ri, saqë është shpenzuar buxheti prej 200 milionë eurosh, i destinuar për ndihmë për blerjen e veturave elektrike.

Subvencioni ishte veçanërisht bujar, por iu nënshtrua kushteve strikte: një subvencion maksimal prej 13,750 euro ishte në dispozicion për blerësit e automobialve me një tregues të ardhurash (ISEE) prej më pak se 30 mijë euro, të cilët braktisën veturën e tyre të vjetër (Euro 2) dhe blenë një automobil të ri në vend. Pa kufizime të të ardhurave dhe pa dorëzuar automjetin e vjetër, subvencionet shkuan deri në 6000 euro maksimale. Deri më tani nuk dihet se sa janë subvencionuar blerjet, por gjithçka të kujtonte një short në të cilin një nga kriteret kryesore ishte shpejtësia.

Linja e dytë e subvencioneve është ende në dispozicion, me një buxhet total prej rreth 400 milionë euro. Këto subvencione janë më të ulëta dhe me to qeveria mbështet blerjen e automjeteve të lehta elektrike, si Fiat Topolino e re, hibride apo makina e motoçikleta me kursim të karburantit me motorë me djegie të brendshme, si ato që punojnë me gaz.

Deri më tani, pjesa e tregut të veturave elektrike në vend ka qenë dukshëm nën mesataren evropiane, rreth 4.4 për qind e automjeteve të reja elektrike janë shitur vitin e kaluar.

Sindikatat fajësuan pritjen për subvencione për kërkesë të dobët. Në fillim të vitit, grupi Stellantis ndaloi prodhimin e makinës së vogël elektrike Fiat 500e në Torino për një kohë të gjatë për shkak të shitjeve të dobëta.

You Might Also Like

BMW M3 e re me shumë mundësi do të duket kështu

BMW sjell 7 modele të reja në 2026 – lista e plotë

Tregtarët indianë të makinave në alarm – thonë se lufta në Iran do të godasë furnizimet

Ndërtoi veturën më të veçantë në botë – më e ngushtë edhe se karrocat e supermarketit

Bugatti prezanton veturën veçantë “La Perle Rare”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Si të bëheni i pasur qysh në moshë të re, 10 këshilla
Next Article Pas aksidenteve, shumë vetura po dëmtohen totalisht – pse po ndodh një gjë e tillë?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?