By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Regjistrohen 38 raste të kollës së mirë, gjashtë prej tyre janë hospitalizuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Regjistrohen 38 raste të kollës së mirë, gjashtë prej tyre janë hospitalizuar
Maqedoni

Regjistrohen 38 raste të kollës së mirë, gjashtë prej tyre janë hospitalizuar

admin
Last updated: 07/06/2024 15:44
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 qershor – Janë regjistruar 38 raste të reja të pertusis, e njohur si kolla e mirë nga 31 maj deri më 6 qershor. Nga të sapo infektuarit, gjashtë persona janë hospitalizuar. Për sa i përket shpërndarjes gjeografike, shumica e rasteve janë raportuar në epideminë në Shkup – 26, ndërsa janë raportuar edhe katër raste nga Manastiri, tre nga Tetova edhe nga një nga Probishtipi, Prilepi, Kumanova, Gjevgjelia dhe nga Kavadari, informojnë nga Instituti për shëndet publik (ISHP), në raportin e fundit të publikuar pasditen e sotme.

“Mosha e pacientëve varion nga një muaj deri në 68 vjeç. Numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha pesë deri në nëntë vjeç. Sa i përket statusit të vaksinimit të të sëmurëve, 28 persona janë jo plotësisht të vaksinuar, të pavaksinuar ose me status të panjohur vaksinimi, pesë janë plotësisht të vaksinuar dhe pesë të tjerët janë të vaksinuar sipas moshës”, shkruan në raportin.

Deri ditën e djeshme, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 699 raste me kollë të mirë, me një incidencë prej 38,1/100 mijë banorë.

“Kjo paraqet një rritje të disafishtë të numrit të pacientëve në krahasim me pesëvjeçarin e kaluar – nga viti 2019 deri në vitin 2023, kur janë regjistruar gjithsej 10 raste. Shpërndarja e rasteve sipas vendbanimit tregon se numri më i madh i njerëzve jetojnë në Shkup – 554 ose 79,3 për qind në 17 komuna”, sqarohet në raportin e ISHP-së.

 

Nga numri i përgjithshëm i të sëmurëve, janë hospitalizuar 100 persona, nga të cilët 85 janë në moshën deri katër vjet, tregojnë të dhënat e fundit të Institutit. Numri më i madh i rasteve – 69, janë hospitalizuar në Klinikën universitare  për sëmundje të mushkërive tek fëmijët në Kozle. Nga numri i përgjithshëm i personave të hospitalizuar, 89 pacientë janë lëshuar nga spitali. Mesatarisht, pacientët janë hospitalizuar nga nëntë ditë.

Në vazhdim janë dy epidemi të raportuara në nivel në territorit të Shkupit dhe në Kumanovë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Nga 18 janari deri 6 qershor, janë dhënë gjithsej 52.939 doza të vaksinave me komponentë kundër kollës së mirë.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Në një video emocionuese, Sara dhe Bardhi zbulojnë gjininë e foshnjës që po presin
Next Article Pas informacioneve për gripin e shpendëve në Meksikë, vendi e ka ngritur nivelin e kujdesit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?