By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kërkohet që Kosova të jetë vëzhguese e përhershme në EUROJUST
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kërkohet që Kosova të jetë vëzhguese e përhershme në EUROJUST
Maqedoni

Kërkohet që Kosova të jetë vëzhguese e përhershme në EUROJUST

admin
Last updated: 07/06/2024 15:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kosova duhet të jetë e pranishme si vëzhguese e përhershme në EUROJUST, pasi kjo do të jetë një hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Kështu u tha në takimin e sotëm ndërmjet u.d së Kryeprokurorit të Shtetit Besim Kelmendi, kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj, prokurores së PSRK-së, Ilirjana Çollaku-Tafa me presidentin e EUROJUST Ladislav Hamran, ku u bisedua mbi avancimin e bashkëpunimit dypalësh.

Në këtë kontekst, presidenti i EUROJUST-it ka vlerësuar bashkëpunimin që prokurorët kosovarë vazhdojnë ta kenë me këtë agjenci të BE-së në fushën e drejtësisë penale.

U.d së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka falënderuar presidentin Hamran për ndihmën e dhënë për Prokurorin e Shtetit, si dhe shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të luftimit të krimit.

Ndërkaq, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka folur për veprimet në intensifikimin dhe avancimin e bashkëpunimit me EUROJUST-in, si dhe ka potencuar se PSRK do t’i përgjigjet kërkesave dhe obligimeve nga EUROJUST-i.

Në nëntor 2022, institucioni i Prokurorit të Shtetit ka zyrtarizuar bashkëpunimin juridik me EUROJUST, duke caktuar prokurorin ndërlidhës të përhershëm si dhe një prokuror si pikë kontakti lidhur me implementimin e projektit “WB CRIM JUST”, i cili ka filluar të zbatohet në Ballkanin Perëndimor.

EUROJUST është agjenci e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale, e cila trajton format e krimit të rëndë ndërkufitar.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në katër muajt e parë, eksporti me rënie prej 5,3 për qind, importi është rritur për 3,8 për qind
Next Article Deputetët kritikojnë Ministrinë e Arsimit për mos akreditimin e Fakultetit të Bujqësisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?