By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Deputetët kritikojnë Ministrinë e Arsimit për mos akreditimin e Fakultetit të Bujqësisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Deputetët kritikojnë Ministrinë e Arsimit për mos akreditimin e Fakultetit të Bujqësisë
Maqedoni

Deputetët kritikojnë Ministrinë e Arsimit për mos akreditimin e Fakultetit të Bujqësisë

admin
Last updated: 07/06/2024 15:52
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë shprehur shqetësime rreth mos akreditimit të Fakultetit të Bujqësisë dhe Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prizrenit, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, Shemsedin Dreshaj, tha se nuk do t’i votojë projektligjet që ishin për shqyrtim në mbledhjen e së premten, pikërisht për shkak të mos akreditimit të Fakultetit të Bujqësisë.

“Kemi probleme me Fakultetin e Bujqësisë, Kosova nuk prodhon armë, por të mos lejohet akreditimi i Fakultetit të Bujqësisë për studentët, akreditimi është refuzuar për shkak të mungesës së hapësirës. Është përgjegjës Ministria dhe rektorati, jo dekani”, tha Dreshaj.

Ndërsa, deputetja VV-së, Arjeta Rexhepi, tha se akreditimi bëhet në bazë të ligjit  dhe pastaj varet se a i kanë plotësuar kriteret apo jo.

“Është një temë që na njofton Ministria e Arsimit dhe shumë shpejt do t’i diskutojmë”, tha ajo.

Ndërsa, deputeti nga komuniteti turk, Enis Kervan, u ankua për mos akreditimin e Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prizrenit, duke thënë se me gjasë nuk do të ketë program në gjuhën turke dhe boshnjake.

“Të vizitojmë Prizrenin dhe Universitetin të takohemi me përfaqësues të universitetit sepse Agjencia e Akreditimit nuk e ka aprovuar akreditimin e fakultetit të Edukimit kështu që me gjithë gjasat në gjuhën turke dhe boshnjake nuk do ketë më program në Prizren i cili është një minus për Kosovën për shumë etnicitete dhe në kuadër të Universitetit të Kosovës dhe Prizrenit mirë është që ne si Komision të shkojmë për vizitë atje dhe t’i dëgjojmë ata”, Enis Kervan.

Edhe deputeti Dreshaj, kërkoi që të plotësohen kriteret për komunitetet.

“Nëse një institucion i ka plotësuar kriteret për 24 vite pse nuk plotësohen kriteret tash, po ashtu edhe për komunitetet turke dhe boshnjake”, tha Dreshaj.

Ndërsa, për këto çështje deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, kërkoi që të thirren për diskutim Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe përfaqësues nga Agjencia e Akreditimit.

“Nëse akreditohët në gjuhën shqipe pse jo në gjuhën turke. Nëse akreditohet në bachelor pse jo në master, sa më shpejt më thirr ministren e arsimit veçmas me Agjencinë e Akreditimit në takim”, tha Bunjaku.

Megjithatë, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim të premten miratoi projektligjin për noterinë dhe atë për Këshillin Prokurorial.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kërkohet që Kosova të jetë vëzhguese e përhershme në EUROJUST
Next Article Kurti: Martesat e hershme te komunitetet rom, ashkali e egjiptian – fenomen i dëmshëm

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?