By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti: Martesat e hershme te komunitetet rom, ashkali e egjiptian – fenomen i dëmshëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kurti: Martesat e hershme te komunitetet rom, ashkali e egjiptian – fenomen i dëmshëm
Maqedoni

Kurti: Martesat e hershme te komunitetet rom, ashkali e egjiptian – fenomen i dëmshëm

admin
Last updated: 07/06/2024 15:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për martesat e hershme të vajzave nga komunitetet rom, ashkali e egjiptian.

Në një konferencë të sotme, ai tha se ky fenomen është i dëmshëm për vajzat e reja që martohen dhe humbasin mundësinë e tyre në arsim.

“Kemi parë se sa e dëmshme është si fenomen për vajzat e reja që martohen dhe e humbasin mundësinë e tyre në arsim, për fëmijët e tyre eventual dhe kësisoj për familjet e tëra. Është fenomen përgjithësisht i fshehur mirëpo shifrat e UNICEF-it me agjencinë e statistikave prej vitit 2020 na tregojnë që në grupmoshën 20-24 vjeçe, 31 për qind e grave dhe vajzave rom, ashkali dhe egjiptian kanë qenë të martuara nën moshën 18-vjeçare. Kjo nënkupton se qindra vajza çdo vit që kanë të drejtat dhe mundësit e tyre për të ardhmen e tyre, janë të dëmtuara rëndë”.

Kurti tha se ka lagje të caktuara ku çdo e treta vajzë martohet e re si fëmijë.

“Ky nuk është problem në masë të njëjtë në çdo rajon të Kosovës. Ka komuna që vajzat e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian janë bërë shembuj për vijueshmërinë në shkolla të mesme e fakultete dhe marrin pjesë në aktivitete, por ka lagje të caktuara ku çdo e treta vajzë martohet e re si fëmijë. Edhe në këto lagje ka aktiviste të komuniteteve që angazhohen për luftimin e kësaj dukurie. Kështu është edhe ideja e krijimit të grupit punues ndërinstitucional për raportimin dhe parandalimin e martesave të hershme që kemi krijuar me vendim të qeverisë para gjashtë muajsh. Përgëzoj anëtarët e grupit për punën që e kanë bërë deri më tani në hartimin e një plani të qartë dhe ambicioz të veprimit dhe përkushtimit në zbatimin e planit deri më sot”, u shpreh Kurti.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Deputetët kritikojnë Ministrinë e Arsimit për mos akreditimin e Fakultetit të Bujqësisë
Next Article Trafikimi i emigrantëve, Rrumbullaku: 26 të arrestuar, mes tyre edhe një punonjës policie

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?