By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Udhëheqësit e BE-së bien dakord për postet kryesore – ato do të udhëhiqen nga Ursula von der Leyen, António Costa dhe Kaja Kallas
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Udhëheqësit e BE-së bien dakord për postet kryesore – ato do të udhëhiqen nga Ursula von der Leyen, António Costa dhe Kaja Kallas
Maqedoni

Udhëheqësit e BE-së bien dakord për postet kryesore – ato do të udhëhiqen nga Ursula von der Leyen, António Costa dhe Kaja Kallas

admin
Last updated: 28/06/2024 08:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Liderët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për udhëheqjen politike të bllokut për pesë vitet e ardhshme.

Kështu, Ursula von der Leyen do të jetë si presidente e Komisionit Evropian, António Costa si president i Këshillit Evropian dhe Kaja Kallas si Përfaqësuese e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Udhëheqësit miratuan gjithashtu të enjten Axhendën Strategjike, një dokument me ambicie të gjera që synon të drejtojë punën e ardhshme të tre të emëruarve.

Nominimet e Von der Leyen dhe Kallas nuk janë përfundimtare dhe ende kërkojnë konfirmim nga Parlamenti Evropian – gjë që nuk është e nevojshme për Costa, një ish-kryeministër i Portugalisë. Ai do të marrë detyrën më 1 dhjetor.

“Unë do të doja të shpreh mirënjohjen time për liderët që miratuan emërimin tim për një mandat të dytë”, ka thënë von der Leyen. “Jam shumë e nderuar”.

“Me një ndjenjë të fortë misioni do të marr përgjegjësinë për të qenë presidenti i ardhshëm i Këshillit Evropian”, tha Costa, duke falënderuar familjen e tij socialiste dhe qeverinë portugeze për mbështetjen e tyre.

“Unë do të jem plotësisht i përkushtuar për të promovuar unitetin midis të 27 vendeve anëtare dhe do të fokusohem në vënien në rrugën e duhur të Axhendës Strategjike”, ka shtuar ai.

“Kjo është një përgjegjësi e madhe në këtë moment tensionesh gjeopolitike”, ka theksuar Kallas në një deklaratë, duke premtuar se do të punojë “me kënaqësi” me von der Leyen dhe Costa.

“Do të jem në shërbim të interesave tona të përbashkëta”, shtoi ajo. “Evropa duhet të jetë një vend ku njerëzit janë të lirë, të sigurt dhe të begatë”.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mot me diell, temperaturat deri në 30 gradë
Next Article Makarona me proshutë dhe kërpudha

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?