By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Promovim i broshurës së parë evropiane për kancer endometrial
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Promovim i broshurës së parë evropiane për kancer endometrial
MaqedoniShëndetësi

Promovim i broshurës së parë evropiane për kancer endometrial

admin
Last updated: 28/06/2024 08:26
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 qershor – Klinika Universitare e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës nga Shkupi dhe Shoqata për ndihmë dhe mbështetje të pacientëve me sëmundje gjinekologjike Femina M, në kuadër të shënimit të muajit pët ngritjen e vetëdijes për kancer endometrial (kanceri endometrial i mitrës), sot në konferencë për media do ta promovojnë broshurën e parë evropiane për karcinom endometrial.

Broshura është e dedikuar për gratë me kancer endometrial, bazuar në njohuritë më të fundit shkencore dhe praktikën e mirë klinike. Është krijuar nga Rrjeti evropian i përfaqësuesve të pacientëve me sëmundje malinje gjinekologjike ESGO ENGAGE Homepage – ENGAGeO ENGAGeO ENGAGeO (esgo.org), e përkthyer në gjuhën maqedonase dhe e rishikuar nga prof. Dr.Igor Aluloski.

Broshura në formë të shtypur do të jetë në dispozicion nga 1 korriku i këtij viti për pacientët në ISHP KU për Gjinekologji dhe Obstetrikë dhe në ISHP KU për Radioterapi dhe Onkologji në Shkup.

Në konferencën për media, që do të mbahet në amfitetarin e KU për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup, do të flasin drejtori mjekësor i kësaj klinike, prof. dr Viktoria Jovanovska, prof. dr. Igor Aluloski, specialist gjinekolog-obstetër, subspecialist i gjinekologjisë operative dhe onkologjisë në Klinikë, prof. dr. Violeta Klisarovska, radioterapiste-onkologe specialiste, subspecialiste në onkologji gjinekologjike në ISHP Klinika Universitare për Radioterapi dhe Onkologji, Shkup dhe Mirjana Babamova, nënkryetare dhe menaxhere programore e Shoqatës Femina M.

Siç bëjnë nga kjo Shoqatë, incidenca e kancerit endometrial ka shënuar rritje të ndjeshme në dekadën e fundit. Numri i rasteve të reja të diagnostikuara në Evropë në vitin 2020 është 130.051 sipas të dhënave të Observatorit Global të Kancerit – IARC. Në vend, megjithatë, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, numri i rasteve të reja të diagnostikuara me kancer endometrial për vitin 2021 është 254, krahasuar me vitin 2012 kur numri ishte 128 raste të reja të diagnostikuara.

Bëhet e ditur se në përgjithësi, ky lloj i kancerit ka parashikim të mirë, falë diagnostifikimit të hershëm, por se në krahasim me kancerin e qafës së mitrës, ende nuk ekzistojnë metoda skriningu për parandalim nga karcinomi endometrial.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shkruhet historia në NBA: LeBron James dhe djali i tij Bronny bëhen shokë skuadre
Next Article Izraeli lejon evakuimin e dhjetëra palestinezëve të sëmurë dhe të plagosur në Rripin e Gazës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?