By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ish-kryespiuni rumun, bëhet këshilltar i Ramës, denoncimi i Gazment Bardhit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ish-kryespiuni rumun, bëhet këshilltar i Ramës, denoncimi i Gazment Bardhit
Shqipëri

Ish-kryespiuni rumun, bëhet këshilltar i Ramës, denoncimi i Gazment Bardhit

admin
Last updated: 28/06/2024 14:07
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi bëri një denoncim të ri sipas të cilit, kryeministri Edi Rama në mungesë transparence ka emëruar si këshilltar të jashtëm ish-kreun e shërbimit sekret të Rumanisë, Florian Coldea.

Sipas Bardhit, ish-agjenti rumun është nën hetim për korrupsion dhe dyshohet se është drejtuesi i një linje të trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Për këtë arsye, Bardhi kërkon një interpelancë me kryeministrin Rama për të sqaruar këtë emërim të fundit të tij.

“Edi Rama pa asnjë transparencë ka emëruar si këshilltar të jashtëm Florian Coldea, ish drejtor i Shërbimit Sekret Rumun. Ish agjenti sekret rumun është nën hetim për korrupsion, si dhe është referuar si drejtuesi i një linje trafiku ndërkombëtar të kokainës, që transportohej nga Meksika në Shqipëri dhe më pas nga Shqipëria në Rumani.

Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, kam kërkuar zyrtarisht një interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, i cili duhet të bëjë transparencë për Kuvendin dhe qytetarët shqiptar: (1) Si është njohur me këshilltarin e tij të jashtën Coldea dhe a ka cënuar kjo sigurinë kombëtare për shkak të funksionit të tij si punonjës i shërbimeve të huaja sekrete; dhe (2) Cili ka qenë roli i z. Coldea dhe çfarë veprimtarie këshillimi konkretisht ka kryer ai për Kryeministrin e Shqipërisë dhe për të cilën është paguar më taksat e shqiptarëve, ndërkohë që udhëhiqte një linjë të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Shqipëria në Rumani.

Është rastësi e shumëfishtë që në çdo aferë të organizatave kriminale, përfshirë krimin e organizuar ndërshtetëror, përfshihen lidhje personale apo institucionale të Edi Ramës, ndërkohë që ky i fundit hesht. Por nuk është asfare rastësi që në qeverisjen 11 vjecare të Edi Ramës, krimi i organizuar jo vetëm është fuqizuar, por ka përfaqësues të tij në çdo institucion. Shqipëria, një vend kandidat për anëtarësim në BE dhe një vend anëtar i NATO-s, nuk meriton të qeveriset nga krimi i organizuar.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të kërkojë edhe zyrtarisht nga SPAK të hetojë rolin e Këshilltarit të Jashtëm të Edi Ramës në Shqipëri dhe sesi ka ndikuar marrëdhënia e tij me Edi Ramën për realizimin e veprimtarive të dyshuara kriminale të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Meksika në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Rumani”, shkruan Bardhi.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Rama në Dhërmi: Çmimi për m2 këtu, më i lartë se në Korfuz. Këtë vit mund të kemi 13 milionë turistë
Next Article Kurti pret në takim lamtumirës ambasadoren e Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?