By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Do të digjitalizohen 20 shërbime të reja në 100 ditët e para të punës së Qeverisë së re, siguria kibernetike do të jetë prioritet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Do të digjitalizohen 20 shërbime të reja në 100 ditët e para të punës së Qeverisë së re, siguria kibernetike do të jetë prioritet
Maqedoni

Do të digjitalizohen 20 shërbime të reja në 100 ditët e para të punës së Qeverisë së re, siguria kibernetike do të jetë prioritet

admin
Last updated: 28/06/2024 14:43
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 qershor – Ministria për transformim digjital në periudhën e ardhshme do të digjitalizojë 20 shërbime të reja që janë të nevojshme për qytetarët dhe kompanitë, ndërsa do të jenë të disponueshme në portalin uslugi.gov.mk në 100 ditët e para të punës së Qeverisë së re. Prej tyre 10 do të jenë për biznese, ndërsa 10 për qytetarët.

Siç njoftoi ministri dikasterial Stefan Andonovski në takimin e sotëm me gazetarë, do të pasojë ridizajnimi dhe përmirësimi i portalit për përdorim të lehtë dhe të shpejtë.

“I themi lamtumirë pritjes në radhë, sporteleve të mbushura me njerëz ose thirrjes së gabuar të numrave të telefonit. Shërbimet elektronike në mënyrë shtesë do ta bëjnë shumë të lehtë dhe të thjeshtë kryerjen e të gjitha detyrave administrative nga shtëpia, zyra apo në lëvizje. Në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, shpresoj se do të sigurohemi që kjo të bëhet përmes pajisjeve mobile”, tha Andonovski.

Do të hyjmë në një periudhë të transformimit digjital të shpejtë dhe dinamik, do të punojmë me efikasitet dhe efektivitet në mënyrë që qytetarët të ndjejnë menjëherë përfitimet e përpjekjeve tona, tha ministri. Synimet tona janë qytetarët e kënaqur që i shfrytëzojnë shërbimet qeveritare në mënyrë të lehtë, të shpejtë dhe efikase, parandalimi i korrupsionit, parandalimi i daljes së kuadrove cilësore, institucionet funksionale, të dhënat dhe sistemet e mbrojtura dhe një hapësirë ​​e lirë dhe e zhvilluar mediatike.

Nga e hëna paralajmëroi formimin e grupeve të reja të punës që do të zhvillojnë Strategjinë kombëtare dhe atë për sigurinë kibernetike.

“Krijimi i strategjive do të mbështetet në dokumentet ekzistuese që i kemi, por do të sigurojë përfshirje më të madhe duke përfshirë të gjithë mes të cilëve edhe partnerët ndërkombëtarë. Shtyllat e strategjive do të mbulojnë prioritetet kryesore, gjegjësisht lidhjen digjitale, infrastrukturën TIK, aftësitë digjitale, qeverisjen digjitale, digjitalizimin e bizneseve, mundësuesit e TIK dhe inovacionet digjitale”, tha Andonovski.

Paralelisht, siç tha ai, do të punohet edhe në drejtim të përmirësimit dhe shfrytëzimit maksimal të Platformës kombëtare për ndërveprim, zhvillimit të Portalit kombëtar për shërbimet elektronike dhe zhvillimit dhe përdorimit të shërbimeve elektronike për qytetarët.

“Digjitalizimi nuk është një zgjedhje, ajo është një domosdoshmëri dhe diçka që do të na ndjekë në të ardhmen. Për këtë arsye jemi të motivuar fuqishëm që ta çrrënjosim korrupsionin pikërisht me ndihmën e digjitalizimit”, tha Andonovski.

Në fokusi, shtoi ai, do të jenë rinia dhe arsimi, do të ndërtojmë një të ardhme digjitale dhe do të investojmë në trajnim dhe arsim, do të promovojmë standarde të larta në zhvillimin teknologjik përmes investimeve për ta pozicionuar vendin sërish si qendër për inovacione teknologjike dhe të jetë lider në rajon në industrinë e TI-së

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Taravari: Rama më uroi pas zgjedhjeve, u takuam në Tiranë ku u dakorduam për rrugën drejtë BE-së
Next Article A dinit për këtë veçori të dobishme në pajisjet Apple?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?