By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hospitalizohen 11 raste të reja me kollën e mirë, gjithsej 826 të sëmurë në vend
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Hospitalizohen 11 raste të reja me kollën e mirë, gjithsej 826 të sëmurë në vend
Maqedoni

Hospitalizohen 11 raste të reja me kollën e mirë, gjithsej 826 të sëmurë në vend

admin
Last updated: 28/06/2024 16:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 qershor – Nga data 21 deri 27 qershor janë raportuar 40 raste të reja me kollën e mirë, një më pak krahasuar me shtatë ditshin e mëparshëm. Nga rastet e reja, 11 janë shtruar në spital, njoftoi drejtori i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Shaban Memeti.

“Sa i përket shpërndarjes gjeografike, shumica e rasteve janë raportuar në Shkup – 27 ose 67,5 për qind. Tetë raste janë raportuar edhe nga Manastiri, tre nga Tetova dhe dy raste të reja nga Resnja. Mosha e pacientëve sillet nga një muaj deri në 42 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha 0-4 vjeç – 20, pra 50 për qind. Sa i përket statusit të vaksinimit të të sëmurëve, 27 persona nuk janë të vaksinuar komplet, të pavaksinuar ose me status të panjohur të vaksinimit, gjashtë janë plotësisht të vaksinuar dhe shtatë të vaksinuar sipas moshës, shkruan në raportin e ri të ISHP-së.

Deri më 27 qershor, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 826 raste të kollës së mirë, me një incidencë prej 45.0/100.000 banorë.

“Kjo paraqet një rritje disafish të numrit të pacientëve në krahasim me pesëvjeçarin e kaluar (2019-2023), kur janë regjistruar gjithsej 10 raste. Shpërndarja e rasteve sipas vendbanimit tregon se numri më i madh i njerëzve jetojnë në Shkup – 648 që mbulojnë 17 komuna. Në kuadër të epidemisë, në Kumanovë janë raportuar 49 persona të sëmurë, ndërsa raste janë raportuar edhe në 20 qytete të tjera të vendit”, thuhet në raport.

You Might Also Like

Çfarë fshihet nën Kalanë e Samoilit? Arkeologët kanë nisur sërish gërmimet në Ohër

Lija e deleve shkakton katastrofë në blegtori

Zoran Efremovit: Gruevskit iu ofrua kthimi dhe liria, me një kusht – të largohej përgjithmonë nga politika

Punimet e autostradës Kërçovë-Ohër, po shterin lumin Treska

Nesër fillon gjykimi kundër ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Elena Petrova drejtoreshë e re në DAP, Boban Nikollovski në Drejtorinë e doganave
Next Article Koalicioni “VLEN”: Qëndruam në krah të qytetarëve, Qeveria i tha “stop” rritjes së çmimit të energjisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?