By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Broshurë për kancerin endometrial, mjekët: Ekzaminimi pas menopauzës i domosdoshëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Broshurë për kancerin endometrial, mjekët: Ekzaminimi pas menopauzës i domosdoshëm
Maqedoni

Broshurë për kancerin endometrial, mjekët: Ekzaminimi pas menopauzës i domosdoshëm

admin
Last updated: 28/06/2024 20:46
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 qershor – Në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës u promovua broshura e parë evropiane për kancerin endometrial në kuadër të muajit Qershor, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e endometrit të mitrës.

Kjo formë e karcinomës që është një ndër më të përhapurat në Evropë, më së shumti detektohet te gratë në moshë të cilat janë në menopauzë, por ekzistojnë edhe përjashtime.

Perspektiva e pacientëve që karcinomën e zbulojnë në faza të hershme, stadin e parë dhe të dytë është pozitive, por kjo nuk është rast me gratë që këtë sëmundje e zbulojnë në stadet e më vonshme.

“Ajo që mund të na gëzojë dhe të them se ekzistojnë rezultate që premtojnë nga studime të shumta klinike që zbatohen në nivel internacional, që tregojnë se onkologjia molekulare e ndryshon planin për trajtimin e këtyre pacientëve. Deri më tani te këto pacientë trajtim i vetëm ishte nga barnat sistematike hemoterapia, në disa raste edhe terapia hormonale, por onkologjia molekulare veçmë po e ndryshon kahjen e trajtimit.” – tha onkologja, Violeta Klisarovska.

Mjekët: Detektimi i hershëm, shpëton jetën

Në Klinkën Universitare të Gjinekologjisë në nivel vjetor trajtohen nga 130 deri në 150 paciente. Për këtë lloj të karcinomit deri më tani nuk ka kontrolle preventive që në kohë do të detektonin sëmundjen, andaj duhet pasur kujdes simptomet.

“Ky karcinom më së shpeshti është i pranishëm te gratë më të moshuara që janë në menopauzë, me ç’rast paraqitja e çfarë do lloji të gjakëderdhjes, duhet të kontrollohet dhe të konstatohet se çka po ndodh. Pas menopauzës, të paktën një herë në vit, bëni një ekzaminim gjinekologjik. Obeziteti është një faktor rreziku. Indeksi i yndyrës trupore mbi 30, diabeti, hipertensioni gjithashtu rrisin rrezikun e këtij kanceri.” – deklaroi gjinekologu Igor Alluoloski.

Broshura përveç formës së shtypur është në dispozicion edhe në formë elektronike në faqen e internetit të Shoqatës për ndihmë dhe përkrahje të pacientëve me sëmundje gjinekologjike “Femina.mk”.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, numri i rasteve të reja të diagnostikuara me kancer endometrial në vitin 2021 ka shënuar 254 raste, krahasuar me vitin 2012, kur ka pasur 128 raste të reja të diagnostikuara.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Brenda një jave 40 raste me kollën e keqe
Next Article U shkarkua nga pozita e drejtorit të Agjencisë së Zbulimit, reagon Erolld Musliu

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?