By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: U shkarkua nga pozita e drejtorit të Agjencisë së Zbulimit, reagon Erolld Musliu
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > U shkarkua nga pozita e drejtorit të Agjencisë së Zbulimit, reagon Erolld Musliu
Maqedoni

U shkarkua nga pozita e drejtorit të Agjencisë së Zbulimit, reagon Erolld Musliu

admin
Last updated: 28/06/2024 20:48
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 qershor – Drejtori i deritanishëm i Agjencisë së Zbulimit, Erolld Musliu, ka dalë me reagim publik pasi u shkarkua nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova. Ai në një kumtesë për media thotë se presidentja është dorëzuar para presionit të partisë

Musliu gjithashtu thotë se në rastin e shkarkimit të tij mungon sistemi i meritës dhe justifikimi ligjor. Më poshtë e keni reagimin e Erolld Musliut:

“Sistemi merit dhe justifikimi ligjor për të cilin flet presidentja tërë kohën, në rastin konkret të shkarkimit tim mungojnë. Veçanërisht jam i zhgënjyer nga procedura dhe mënyra që zgjodhi Presidentja gjatë shkarkimit tim, duke mos treguar virtytin për tu takuar në një takim njoftimi për t’i dhënë asaj një informim mbi natyrën e punës së Agjencisë, për mjedisin e sigurisë dhe situatën aktuale në rajon. Detyrën e drejtorit të Agjencisë e kam ushtruar me krenari dhe nder të veçantë, kam bërë përpjekje mbinjerëzore për të ngritur nivelin e punës me cilësi të lartë dhe për ta transferuar përvojën dhe diturinë time profesionale të fituar gjatë karrierës 31-vjeçare. Nderi është edhe më i madh për vet faktin që jam shqiptari i parë në historinë e bashkësisë së institucioneve të Sigurisë dhe Inteligjencës në vendin tonë, të cilit i është besuar detyra e menaxhimit të Agjencisë së zbulimit”.

“Poashtu është fakt që gjatë gjithë kohës kam qenë cak i një fushate të ndyrë dezinformimi që ka arritur përmasat e një linçimi politik dhe ka lënë pasoja për familjen time. Sidoqoft kam thyer një tabu në shoqerinë tonë, dëshmova që një Shqiptar, dhe në të njejtën kohë pa përkatësi partiake mund të arrijë nivel të lartë, të pranohet dhe respektohet në suaza të kolektivit, si dhe në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Potencoj që jam pionier në idenë dhe arritjen e nivelit më të lartë të përfaqësimit dhe barazisë gjinore edhe në nivel menaxherial, si dhe në fushën e barazisë etnike, duke u dhënë hapësirë ​​të gjitha komuniteteve etnike të përfaqësuara në shoqërinë tonë për të qenë pjesë e Agjencisë.

“Nën drejtimin tim kemi ngritur nivelin dhe po përmirësojmë kapacitetet tona teknike në procesin e dixhitalizimit dhe të sigurisë së informacionit dhe ajo kibernetike. Kemi të arritura fantastike në aspektin strategjik dhe të punës operative të zbulimit që i kemi kryer në nivel të interesit kombëtar ashtu të natyrës bilaterale dhe me aleatët. Së fundi, një falenderim i madh ndaj gjithë kolektivit të Agjencisë për mbështetjen e parezervë në periudhën e kaluar vërtet dinamike dhe sfiduese në kryerjen e detyrave që duheshte të ndërmerren , veçanërisht gjatë periudhës së pandemisë kovid, reformës së Agjencisë, aktivitet në lidhje me agresion Rus ndaj Ukrainës, konflikti në Gaza si dhe pasiguria politike dhe e sigurisë në rajon”.

“Drejtoreshës së re të AZ i uroj sukses në drejtimin e Agjencisë, kurse kolegëve ju uroj të jenë të fokusuar në përmbushjen e vizionit dhe misionit të AZ, të ruajn dhe mbrojnë Maqedoninë e veriut, jo që është e madhe apo e vogël, por sepse ajo është e JONA!”, (sic) ka shkruar Musliu në reagimin e tij.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Broshurë për kancerin endometrial, mjekët: Ekzaminimi pas menopauzës i domosdoshëm
Next Article Supa e hudhrës, ilaç për gripet sezonale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?