By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Kishim shumë raste kur na u vu jeta në rrezik”, kreu i zjarrfikësve rrëfen përballjen me flakët në Shëngjin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Kishim shumë raste kur na u vu jeta në rrezik”, kreu i zjarrfikësve rrëfen përballjen me flakët në Shëngjin
Shqipëri

“Kishim shumë raste kur na u vu jeta në rrezik”, kreu i zjarrfikësve rrëfen përballjen me flakët në Shëngjin

admin
Last updated: 31/07/2024 10:02
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Një ditë më parë situata në Shëngjin ishte mjaft e vështirë për shkak të përhapjes së jashtëzakonshme të flakëve të zjarrit që rrezikuan banorët dhe banesat, por edhe jetën e zjarrfikësve. Shefi i Zjarrfikësve të Rrëshenit, Agim Lleshaj, i cili prej më shumë se 48 orësh ndodhet në Shëngjin për t’i ardhur në ndihmë bashkisë në vënien nën kontroll të situatës, rrëfeu në “Dita Jonë” rrezikun me të cilin u përballën një ditë parë. Agim Lleshaj tha se ka pasur shumë raste kur iu është vënë në rrezik jeta dhe janë detyruar të braktisin automjetin.

“Bashkia e Mirditës kishte 48 orë në ndihmë të Bashkisë së Lezhës. Në fillim e kishim nën kontroll situatën, por nga fillimi i erës situata u bë agresive dhe doli jashtë kontrollit pavarësisht s kishim automjete e personel nga të gjitha bashkitë. Vendi i rrezikshëm dhe me bimësi rrezikonte jetën. Ishte i vështirë menaxhimi i banesave. Kemi pasur shumë raste kur na është vënë jeta në rrezik. Kemi pasur raste që kemi braktisur automejtin por jemi rikthyer pas 5 minutash”.

Nuk di të përcaktojë shkakun e zjarrit, por Lleshaj thotë se baza logjistike në vendin tonë lë shumë për të dëshiruar. Sipas tij këto situata janë të vështira për t’iu menaxhuar edhe nga shtete më të mëdha.

“Kapacitetet për të tilla nuk besoj që i kanë edhe shtete më të mëdha se ne, por janë situata të vështira të pamenaxhueshme. Bazë kryesore e funksionimit tonë është logjistika kjo lë për të dëshiruar në të gjitha bashkitë. Janë shumë bashki që vuajnë që e kanë bazën logjistike amortizuar. Shuarja e zjarrit me mjete rrethanore kryhet në ato vende ku duhet të ecim shumë më këmbë  dhe nuk mund të ngarkohesh me 20-25 litra ujë, kur nuk jep efekt fare. Kjo vatër është krijuar para 5 ditësh. Ka nisur në Torovicë dhe nga era ka kaluar në Shëngjin. Shkakun nuk di ta përcaktoj, nuk kam qenë ë vendngjarje kur ka nisur”.

Situata në Shëngjin aktualisht është duke u monitoruar dhe sipas Lleshajt kjo do të zgjasë 3-4 ditë. Ai vlerëson ndihmën me helikopter nga ajri, pasi godet epiqendrën e vatrës ku zjarrfikësit nuk mund të ndërhyjnë.

“Ndihma nga ajri na ndihmon shumë se i jep goditjen e parë ku është vatra e përqendruar se ne përqëendrohemi në rrethina të vatrës. Situata nën kontroll po monitorohet se mund të ketë riaktivizime dhe ku krijohet vatra ndërhyhet menjëherë mund të shkojë 3-4 ditë monitorimi. Kanë dalë të gjitha forcat e Mbrojtjes dhe 25 mjete zjarrfikëse nga të gjitha bashkitë. Do të bëhet plan ndërhyrje dhe kontrolli, por ne do të futemi më shumë me forca tokësore në themel të vatrave të vogla. Po bëjmë planin e shpërndarjes dhe ndërhyrjes së forcave”.

You Might Also Like

852 të rinj në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit

Miratohet rregullorja për përpunimin e të dhënave të udhëtimit

Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030

Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

Spiropali: Nga inovacioni te turizmi, marrëdhënia me Izraelin po thellohet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Frikë në Lindjen e Mesme, Irani paralajmëron hakmarrje për liderin e Hamasit: Gjaku s’do të shkojë dëm
Next Article Horoskopi për datën 31 korrik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?