By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN me reagim të ashpër: Ata që Akademinë Shqiptare e quajnë “kuazi-akademi” le ta fusin kokën në ndonjë vrimë!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN me reagim të ashpër: Ata që Akademinë Shqiptare e quajnë “kuazi-akademi” le ta fusin kokën në ndonjë vrimë!
Maqedoni

VLEN me reagim të ashpër: Ata që Akademinë Shqiptare e quajnë “kuazi-akademi” le ta fusin kokën në ndonjë vrimë!

admin
Last updated: 31/07/2024 14:22
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 korrik – Para se të reagojmë instiktivisht dhe me emocione, është e drejtë të shtrojmë dilemën pse në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), një institucion kyç për shkencën në vend, deri më sot nuk ka asnjë të punësuar shqiptar? Përse shqiptarët, bashkësia e dytë më e rëndësishme në Maqedoni të Veriut, janë të përjashtuar nga një institucion që duhet të përfaqësojë dhe të mbështesë të gjitha grupet etnike dhe kulturore në vend?, pyet në reagimin e fundit koalicioni VLEN.

“Koalicioni VLEN dëshiron të bëjë me dije se Akademia е Shqiptarëve për Shkencë dhe Art në Maqedoni të Veriut nuk duhet të shihet si një kundërvënie ose paralelizëm ndaj Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve. Përkundrazi, ne shohim këtë iniciativë si një mundësi për bashkëpunim dhe sinergji mes dy akademive, duke promovuar shkëmbimin e ideve dhe përvojave, dhe duke kontribuar në përparimin e shkencës dhe artit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Themelimi i Akademisë së Shqiptarëve për Shkencë dhe Art përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt avancimit të shkencës, artit dhe kulturës shqiptare në Maqedoninë e Veriut”, theksohet në reagimin e subjektit shqiptar në pushtet.

Sipas VLEN, ky institucion do të shërbejë si një qendër akademike dhe kulturore që synon të promovojë dhe zhvillojë dijen dhe krijimtarinë në gjuhën dhe traditën shqiptare, duke kontribuar kështu në pasurimin e mozaikut multikulturor të vendit tonë.

“Ndërsa atyre që Akademinë Shqiptare e quajnë “kuazi-akademi” u themi: futeni kokën në ndonjë vrimë e mos dilni për 20 vitet e ardhshme, pasi ju e keni shkatërruar arsimin dhe kulturën shqiptare. BDI, me kundërshtimin e kësaj nisme, edhe njëherë po dëshmon se është me një vijë me VMRO-DPMNE-në kur ka të bëjë për projekte kombëtare shqiptare”, porosit VLEN.

Koalicioni VLEN bën thirrje që të mbështetet kjo nismë fisnike dhe të angazhohemi në dialog konstruktiv për të siguruar që ky projekt të realizohet me sukses dhe të sjellë përfitime për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
“Ne jemi të bindur se vetëm përmes bashkëpunimit dhe mirëkuptimit mund të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët më të ndritur”, nënvizohet në funt të reagimit nga koalicioni VLEN.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mësohet data se kur Mbappe do t’i bashkohet Realit në stërvitje
Next Article Shqipëria shënon rritjen më të madhe në Evropë teksa trafiku i aeroporteve kthehet në nivelet e para-COVID

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?