By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Osmani: Nuk pashë vullnet politik për zgjedhje të jashtëzakonshme, përgatitemi për ato të rregullta
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Osmani: Nuk pashë vullnet politik për zgjedhje të jashtëzakonshme, përgatitemi për ato të rregullta
Maqedoni

Osmani: Nuk pashë vullnet politik për zgjedhje të jashtëzakonshme, përgatitemi për ato të rregullta

admin
Last updated: 31/07/2024 15:45
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Presidentja Vjosa Osmani, pas takimit me liderët e partive politike në Kosovë, ka thënë se nuk ka parë një vullnet politik për zgjedhje të jashtëzakonshme, prandaj përgatitjet do të bëhen për zgjedhje të rregullta, raporton Ekonomia Online.

Osmani ka shtuar se ka mbetur të bëhet edhe një analizë e datave që janë folur në këtë takim dhe se do të dalë me një datë që do ta bëjë publike në vijim.

Sipas saj, në mbledhjen e mbajtur nuk pati ndonjë kundërshtim por vetëm preferenca të ndryshme mes datave 26 janar – 16 shkurt 2025, duke shtuar se për zgjedhjet e rregullta po bisedojnë për katër data: 26 janar, 2 shkurt, 9 shkurt ose 16 shkurt.

“Siç e dini të gjitha partitë kanë qenë të ftuara në nivel kryetarësh. Nënkryetari Glauk Konjufca ka shprehur gatishmëri të plotë të vijë në takim. Por pasi partitë kanë qenë vetëm në nivel kryetarësh, e kemi mbajtur parimin për të gjithë dhe Konjufca me mirëkuptim e ka zbatuar. Sot nuk ka qenë prezent kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk i dimë arsyet besoj mund ta pyesni drejtpërdrejt atë, po supozoj se është në zyrë. Kështu që mund të shkoni dhe ta pyesni”, ka thënë Osmani.

“Kishte edhe dy mungesa tjera, lista SRPSKA e cila nuk na ka njoftuar asgjë dhe partia e Elbert Krasniqit, përkundër se e ka konfirmuar pjesëmarrjen. Sa i përket zgjedhjeve të jashtëzakonshme, mundësia ligjërisht ende ekziston. Megjithatë, kjo kërkon 2/3 e votave në Kuvend dhe se disponimin e partive politike. Në rast të shpërndarjes se kuvendit, afati është shumë i shkurtë. Për momentin, përgatitjet i bëjmë për zgjedhje të rregullta. Mesa pashë unë, nuk pati disponim që të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Datat i dimë të gjithë, nga 26 janar deri më 16 shkurt. Planifikimi është shumë i rëndësishëm, prandaj do të tentoj që si presidente ta bëj publike sa më shpejt datën e zgjedhjeve”, ka vazhduar tutje presidentja.

Në takim morën pjesë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, Partia Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Mimoza Kusari-Lila përfaqëson partinë Alternativa, ndërsa Faton Peci kryeson “listën GUXO”.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Minçev: Me rishikimin e buxhetit, s’do të ketë rritje të rrogave në administratë
Next Article Osmani: Nuk e di arsyen e mungesës së Kurtit, mund ta pyesni atë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?