By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zhurnal sjell fakte: A po vlon lokalizmi në “tenxheren” e BFI-së nga “kryekuzhinieri”?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Zhurnal sjell fakte: A po vlon lokalizmi në “tenxheren” e BFI-së nga “kryekuzhinieri”?
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Zhurnal sjell fakte: A po vlon lokalizmi në “tenxheren” e BFI-së nga “kryekuzhinieri”?

admin
Last updated: 01/08/2024 09:15
By admin 8 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 Gusht – Bashkësia Fetare Islame(BFI) në vend të institucionit shembull, nga shumëkush po konsiderohet se është shndërruar në institucion skandaloz që nuk ndodhë të kalojë muaj pa u publikuar ndonjë parregullsi. Problemet në BFI nuk kanë të ndalur jo se u ka bërë ndokush magji por pasi problemin e kanë në brendi. Vetë të punësuar thonë se kryesuesi i këtij institucion, Shaqir Fetahu, “me peshë të rëndësishme dhe me vlera të larta e ka përdhosur jashtëzakonisht pozitën e të parit të BFI-së dhe e e ka privatizuar duke emëruar bashkëvendasit e tij nga Gostivari në pozitat udhëheqëse përbrenda këtij institucioni, shkruan Zhurnal.mk.

E këtë, sipas tyre, nuk e ka bërë për tu solidarizuar me bashkëvendasit e tij por për t’i pasur në kontroll të plotë e për të qenë duarlirë ta realizojë atë që e mendon. Madje, sipas tyre, Fetahu e ka “dëshmuar që nuk mendon asgjë në interes të BFI-së pasi parasegjithash ka interesin e tij personal”.

A po vlon lokalizmi në BFI, kush janë katër bashkëvendasit e Fetahut që janë emëruar në pozita udhëheqëse?

“Shaqir Fetahu emër tashmë i njohur për publikun por jo për punët që bënë por punët që nuk duhet t’i bëjë”, e përshkruajnë disa bashkëpunëtorë, duke rikujtuar se “emri i tij mori jehonë” gjatë fushatës zgjedhore, kur dyshohej se bashkëpunëtori i tij i afërt ka blerë vota për një parti politike (koalicion partiak). Ai shpesh herë është parë i afërt me politikanë të caktuar, pra, madje flitet i ka për qejfi vetëm ata që janë në pushtet. Dhe, mendojmë që nuk mban justifikimi se është çështje institucionale se takimet e tij janë vetëm me politikanë të selektuar. Kurse dihet që gjithkush që ka tentuar të reflektojë autoritet duke qenë i afërt me eksponentë të caktuar politikë, pastaj këtë favor është dashur ta kthejë në forma tjera.

Megjithatë, Fetahu siduket ka marrë „mësimin e duhur“ nga politikanët meqë ka kaluar shumë kohë me ta sigurisht se nuk ka shpëtuar pa mësuar ndonjë gjë apo strategji si ta zgjat pushtetin e tij në krye të BFI-së apo si të jetë duarlirë për ta bërë çdo ëndërr realitet. Në këtë aspekt, aludohet në atë që fenomeni i lokalizmit përpos që bëhet për favore tjera, njëra ndër përparësitë është që secili udhëheqës përreth tij, të ketë njerëzit e afërt të tij, në mënyrë që bashkërisht të bëjnë parregullsi dhe askush askënd mos ta pengojë.

E pikërisht duke ndjekur këtë shembull, akuzohet se ka vepruar edhe Fetahu duke harruar që institucionin që ai udhëheq nuk është organizatë politike, por ka vlera dhe dinjitet që asesi nuk duhet të humben vetëm për një person që është në krye të saj, kushdo që të jetë ai.

Zhurnal ka sjell fakte konkrete për ta argumentuar këtë shqetësim të ngritur. Bëhet fjalë për pesë persona tjerë që të gjithë nga qyteti i Gostivarit, njerëz të besueshëm të Fetahut që janë emëruar në pozitat më të lartë hierarkike në BFI:

  1. Shaqir Fetahu – kryetari i BFI-së, reisul ulema
  2. Irsal Jakupi – sekretar gjeneral i BFI së
  3. Abdulxhemil Nesimi – dekan i Fakultetit të Shkencave Islame
  4. Qufli Osmani – përgjegjës kryesor i Administratës së BFI-së
  5. Nizam Reshid – përgjegjës për Lidhjet me Turqinë
  6. Sulejman idrizi – përgjegjës i Arkës së Fakultetit të shkencave Islame

Sipas këtyre emrave që lexuat besojmë që edhe ju jeni dakord me disa aludime dhe mendime që selia e BFI-së duhet të zhvendoset në Gostivar. Meqë pesë-gjashtë gostivaras kanë kapur timonin e BFI-së dhe e kanë shndërruar në një institucion lokal. Kjo, përpos pikëpyetjes nëse është e pandershme, përmban edhe pikëpyetjen nëse është edhe etike e profesionale, sepse siç shprehen shumë miq tanë në BFI, “qytetarët nuk hanë barë dhe lojërat apo strategjinë e Fetahut lehtë kuptohen në të njëjtën kohë lehtë dekodohen”.

“Shaqir Fetahu miqtë e tij mund t’i qeras me drekë e darkë në shtëpinë e tij por assesi me pozita udhëheqëse në BFI që funksionon e mbijeton me taksat e qytetarëve të besimit Islam”, shprehen ata.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Zhurnal parashtron pyetje publike për Fetahun: cilat janë kriteret e emërimit të pesë personave të lartëpërmendur në ato pozita udhëheqëse?

Të gjithë qytetarët janë të vetëdijshëm që për tu emëruar në ndonjë pozitë udhëheqëse duhet të kesh kualifikimin e duhur dhe të jetë një garë fer e brendshme që më i miri të jetë në vendin e duhur në mënyrë që prodhohet rezultat produktiv për të gjithë pa dallim. Prandaj, me të drejt legjitime Zhurnal ngrit pyetje publike për kreun e BFI-së, Shaqir Fetahun, që t’i sqarojë opinionit publik nëse kriteri kryesor është të jesh nga Gostivari, apo ka edhe kritere tjera që duhet plotësuar pretendentët për pozita në BFI?

Por ekzistojnë edhe mendime brenda BFI se si duket Fetahu nuk e ka ndërmend të vetëdijesohet, mbase tani mund të jetë edhe në panik përshkak të ndryshimeve në skenën politike në kampin shqiptar. Por, këtë shqetësim e panik të tij eventual qytetarët nuk ia kanë për borxh, ai duhet të jap sqarim për secilin vendim dhe veprim që e ndërmerr nga pozita e të parit në BFI-së.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Qytetarët edhe institucionet njëherë e përgjithmonë duhet të ngrisin zërin kundër keqpërdorimeve eventuale të kreut të BFI-së, Shaqir Fetahu, i cili nga shumë anë akuzohet se po e keqpërdor pozitën e tij dhe po e denigron misionin e të qenit shërbyes fetar. Tani po dyshohez që BFI-në e ka zhytur në lokalizëm, përpos asaj që dyshohej se shërbyesin fetar e pati shndërruar në shërbyes partiak. Kështu nuk bën, kështu nuk shkon.

“Kjo aventurë e Fetahut duhet të marr fund njëherë e përgjithmonë.

Mbase, Fetahu këto ditë po i shijon dhe po i përjeton mirë, por përfundimi i tij do të jetë jo i mirë për të dhe fat i mirë për rrethin e tij dhe besimtarët mysliman. Sepse, është një virus që infekton këdo dhe gjithkënd me kë rri. Prandaj, kur virusi Corona që mori milion jetë njerëzish mori fund edhe ky virus që në emër të fesë keqpërdor pozitën e tij do të marr fund një ditë, madje shumë shpejt”, dinë të thonë shpeshherë miqtë tanë në BFI.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Dhjetë vendet më të rrezikshme për vozitje – cili vend i BE-së ka numrin më të lartë të aksidenteve me fatalitet
Next Article Helikopterët e policisë kanë hedhur mbi 166 tonelata ujë ndaj zjarrit në afërsi të Pehçevës dhe në Nagoriçanit të Vjetër
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?