By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përfundoi takimi mes kryeshefit dhe minatorëve, kërkesa e vetme mbetet ekzekutimi i pagave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Përfundoi takimi mes kryeshefit dhe minatorëve, kërkesa e vetme mbetet ekzekutimi i pagave
Maqedoni

Përfundoi takimi mes kryeshefit dhe minatorëve, kërkesa e vetme mbetet ekzekutimi i pagave

admin
Last updated: 01/08/2024 10:43
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Ka përfunduar takimi mes kryeshefit të ndërmarrjes “Trepça”, Bashkim Kurti dhe minatorëve me kërkesën e vetme, ekzekutimi i pagave.

Kurti minatorëve iu drejtuar duke i kërkuar që të punojnë të gjithëve në mënyrë që të dalin nga kjo situatë.

“Këta njerëz që janë këtu, besoj që pa ju nuk funksionon Trepça…Pakënaqësitë janë të të gjithëve. Situata e krijuar nuk është më e mira e mundshme. Nga kjo situatë mund të dalim nëse punojmë të gjithë bashkë. Nëse ngulim këmbë kështu se ndryshe nuk bëhet, e dimë që kjo nuk na çon askund. I dimë problemet, i dimë telashet…”, tha Kurti.

Ai gjithashtu tha se kanë dorëzuar në Qeveri një plan të jashtëzakonshëm dhe shpresojnë në aprovimin e saj.

“Jemi duke punuar në vazhdimësi dhe intensivisht me Qeverinë e Kosovës dhe në vazhdimësi po përmendet pse ky plan nuk është bërë më herët. Plani i punës ekziston është i aprovuar në tetor të vitit të kaluar. Në bazë të këtij plani qeveria i ka nda 3.3 milionë euro për Trepçën. Ato pare janë harxhuar në gjashtë mujorin e parë. Kjo që po kërkojmë tash është plan i jashtëzakonshëm, kuptonë qartë. E planet e jashtëzakonshme duan trajtim special. Duan kohë e angazhim dhe qasje tjetër. E kemi bërë dhe e kemi dorëzuar te Qeveria dhe shpresojmë që shumë shpejt të dalim me aprovim”, tha ai.

Kryeshefi ekzekutiv takohet me minatorët, thotë se ka dërguar draft-planin në Qeverinë e Kosovës

Kryeshefi i ndërmarrjes “Trepça”, Bashkim Kurti pas insistimit të minatorëve për të diskutuar rreth mosekzekutimit të pagave, iu doli në takim.

Kurti gjatë takimit iu tha minatorëve se kanë dërguar një draft-plan në Qeverinë e Kosovës për të zgjidhur problemin me pagat e tyre.

Ndërsa nga ana tjetër, kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Januzi, ka kërkuar nga kryeshefi Kurti një zgjidhje të shpejtë për ekzekutimin e pagave.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ai tha se gjendja është e jashtëzakonshme dhe shumë e vështirë, raporton gazetarja e Telegrafit.

Edhe nga Qeveria e Kosovës kanë dalë me një deklaratë.

“Nga ndërmarrjet dhe udhëheqja e tyre, Qeveria e Republikës së Kosovës pret marrjen e masave që rrisin kontrollin e brendshëm operativ e financiar, si dhe reforma rrënjësore që transformojnë afarizmin e tyre. Pavarësisht mbështetjes që Qeveria i ka dhënë gjatë gjysmës së parë të këtij viti, ndërmarrja Trepça Sh.A. ka operuar me humbje si rezultat i ngecjeve në prodhim dhe të hyrave të pamjaftueshme. Ministria e Ekonomisë ka përkrahur ndërmarrjen me subvencione në vlerë prej 3.3 milionë euro, që është përtej shumës së planifikuar për të gjithë vitin”, thuhet në deklaratë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Sipas Qeverisë së Kosovës, këto mjete nuk u kanë mjaftuar për të siguruar mbulimin e shpenzimeve operative dhe pagave të punonjësve, që përbëjnë pjesën e konsiderueshme të shpenzimeve të ndërmarrjes.

“Ministria e Ekonomisë në mënyrë të vazhdueshme ka inkurajuar menaxhmentin e ndërmarrjes për të optimizuar shpenzimet. Së fundmi, me pranimin e kërkesës së ndërmarrjes për ndarjen e mjeteve financiare shtesë, Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës ka kërkuar nga Bordi mbikëqyrës dhe menaxhmenti që të prezantojnë një plan veprimi.

Ne presim që të adresohen në mënyrë të qartë, efektive dhe të qëndrueshme sfidat e ndërmarrjes”, thuhet tutje.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Oferta e Juventusit që e mposhti Chelsean në garë për Adeyemin
Next Article “Asnjë bashki nuk do të marrë më pak para se vjet”, Mazniku: Rritje pagash e unifikuar në të gjitha bashkitë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?