By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Standard dhe Purs”: Inflacioni po ngadalësohet, rezervat devizore edhe më tutje rriten, ndërsa sektori bankar është stabil
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > “Standard dhe Purs”: Inflacioni po ngadalësohet, rezervat devizore edhe më tutje rriten, ndërsa sektori bankar është stabil
EkonomiMaqedoni

“Standard dhe Purs”: Inflacioni po ngadalësohet, rezervat devizore edhe më tutje rriten, ndërsa sektori bankar është stabil

admin
Last updated: 01/08/2024 13:46
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 gusht – Inflacioni edhe më tutje po riaftësohet dhe ngadalësohet, duke rënë në 3,2 për qind në qershor të vitit 2024, që është reflektim i politikës adekuate monetare që e zbaton Banka Popullore dhe zbutja e presionit të çmimit të importit. Rezervat devizore edhe më tutje rriten, duke arritur nivel prej 4,3 miliardë euro. Sektori bankar është stabil dhe profitabil, me nivel të ulët të kredive jofunksionale, ndërsa masat rregullatore kontribuan për ruajtjen e stabilitetit financiar.

Siç informon Banka Popullore, këto janë konkluzionet për pjesën monetare dhe për gjendjet në sistemin bankar të agjencisë me renome për rejting kreditues ” Standard dhe Purs”, në raportin më të ri në të cilin konfirmohet rejtingu kreditues i vendit në “BB-“, me një pamje të qëndrueshme.

“Sipas vlerësimeve të Agjencisë, këtë vit pritet që inflacioni mesatar në vend të arrijë 3,5 për qind, por vlerësohet se presionet e inflacionit mund të dalin nga tensioni i tregut të punës ose nga ngjarjet e pavolitshme gjeopolitike. Njëherit, pritet që rezervat devizore edhe më tutje të jenë stabile, të mbështetura nga prurjet e qëndrueshme të investimeve të huaja direkte dhe detyrimet e jashtme të vendit”, thuhet në kumtesë.

Në raport citohet se për këtë vit pritet rritje ekonomike mesatare prej rreth 2,5 për qind. Sipas Agjencisë, rritja mund të arrijë afër 3 për qind deri në vitin 2027, të nxitur nga rritja e pritur e kërkesës së huaj dhe përforcimi i aktivitetit kreditues. Edhe krahas rritjes së dobët ekonomike në vitet e fundit, në raport qëndron se dukshëm është ulur shkalla e papunësisë, e cila arrin 12,9 për qind në kuartalin e parë të vitit.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dogana e Kosovës: Mbi 1 miliard euro të mbledhura, që nga themelimi hera e parë që kjo shumë arrihet në gusht
Next Article Murtezani u takua me ambasadorin hungarez Klein, në fokus përforcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe euroitegrimi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?