By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shqipëria fiton Arbitrazhin, shmanget fatura 100 milionë euro për Kurum
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Shqipëria fiton Arbitrazhin, shmanget fatura 100 milionë euro për Kurum
Shqipëri

Shqipëria fiton Arbitrazhin, shmanget fatura 100 milionë euro për Kurum

admin
Last updated: 01/08/2024 13:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shqipëria ka fituar gjyqin me kompaninë Kurum, për prishjen e kontratës koncesionare të terminalit të kontejnerëve në Portin e Durrësit.

Gjykata e Arbitrazhit në Uashington ka dhënë vendimin më datë 26 korrik, në favor të qeverisë shqiptare, pas pretendimit të kompanisë turke për dëmin e shkaktuar nga mbyllja e parakohshme e koncesionit që duhet të zgjaste 30 vjet, por që mbeti aktiv vetëm 9 vite.

Kurum, fitoi në 2011-në kontratën për menaxhimin e terminalit të kontejnerëve në portin e Durrësit, por, në 2017-në, Ministria e Infrastrukturës, e anuloi atë, madje duke hapur çështje gjyqësore për shkak të mospërmbushjes së kushteve kontraktuale nga kompania, shkruan euronews.al.

Si Gjykata Administrative ashtu edhe ajo e Apelit konfirmuan të drejtën e Ministrisë për zgjidhjen e kontratës dhe në 2020, përmbaruesit shkuan për të larguar kompaninë turke nga porti i Durrësit.

Për këto veprime, kompania turke ka bërë padi në arbitrazh më 23 shtator të 2020-së dhe për 4 vite Gjykata e Arbitrazhit, shqyrtoi konfliktin, për të cilin kompania turke kërkonte 100 milionë euro kompensim.

Një faturë të përafërt, Shqipëria po e paguan për investitorin Francesko Becheti, i cili paditi vendin tonë për mosmarrëveshje në ndërtimin e një hidrocentrali në Kalivaç, ndërsa në terminalin e kontejnerëve në Durrës sot operon një “Hili Company Limited”, një kompani e regjistruar në Maltë.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article E mposhti Arsenalin në miqësore, Slot tregon se çka i pëlqeu te Liverpooli i tij
Next Article Tjetër aksion i SPAK në Tiranë, firmosen gjashtë masa sigurie – bllokohet një arsenal municionesh

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?