By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nënshkruhen kontratat për policët e rinj nga gjenerata e kandidatëve policorë 2023/2024
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nënshkruhen kontratat për policët e rinj nga gjenerata e kandidatëve policorë 2023/2024
Maqedoni

Nënshkruhen kontratat për policët e rinj nga gjenerata e kandidatëve policorë 2023/2024

admin
Last updated: 01/08/2024 14:36
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 gusht –  Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, së bashku me kryesinë e SPB Shkup, morën pjesë në nënshkrimin e kontratave për policët e rinj të cilët ishin pjesë e gjeneratës së kandidatëve për policë 2023/2024 dhe të njëjtit tani janë pjesë e policisë së Maqedonisë, në Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup.

Duke i uruar policët e rinj, ministri Toshkovski theksoi se në këtë mënyrë po krijojmë një forcë policore profesionale që do të garantojë sigurinë e qytetarëve

 

“Të jeni në shërbim të qytetarëve, një forcë policore që do të sigurojë dhe mundësojë të gjitha liritë dhe të drejtat qytetare. Për të luftuar krimin, duhet të jesh i sinqertë. Bëhuni pjesë e drejtësisë, qëndroni besnikë ndaj ligjit dhe mbroni interesat e qytetarëve dhe shtetit. Në punën tuaj të mëtutjeshme duhet të veproni në mënyrë të barabartë dhe të pavarur nga bindjet personale, bindjet fetare, përkatësisë etnike… Diskriminimi në çfarëdo baze është i ndaluar”, tha ministri Toshkovski.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni dhe zëvendësdrejtori i BSP-së Arben Jashari, së bashku me udhëheqësinë e SPB Tetovë, morën pjesë në nënshkrimin e kontratave të policëve të rinj që u bënë pjesë e policisë së Maqedonisë, në Sektorin e Punëve të Brendshme Tetovë, ku zëvendësministri theksoi se policia duhet të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve në vendin tonë.

“Urime të sinqerta për policët e rinj. Ju jeni këtu në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit. Të ruajmë rendin, paqen dhe të luftojmë çdo lloj kriminaliteti”, ka theksuar zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni.

Sekretari shtetëror në MPB, Sasho Petrushevski, kolegëve të rinj në radhët e policisë në Sektorin e Punëve të Brendshme të Kumanovës, u uroi mirëseardhje të ngrohtë dhe shumë lumturi personale dhe suksese në zhvillimin e tyre profesional.

“Me pranimin e kësaj gjenerate të policëve do të përforcohet seriozisht potenciali i personelit të MPB-së, ndërsa kolegët e rinj do të jenë rifreskues profesional në luftën e pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha ndër të tjerave sekretari shtetëror Petrushevski.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Nga ana tjetër në Manastir, në rrethin e Sektorit të Punëve të Brendshme të Manastirit, drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, ka uruar shtatëdhjetë policët e saporekrutuar për kontratat e punës, ndërsa kadetëve të djeshëm u ka thënë që uniformat policore t’i veshin me krenari, nder dhe dinjitet.

“Ju kërkohet që të jeni përfaqësues të besueshëm jo vetëm të profesionit të policisë, por edhe të Ministrisë në tërësi dhe se ndershmëria dhe përgjegjësia ndaj qytetarëve në shërbim të të cilëve jemi, duhet të jetë parësore në punën dhe veprimet e juaja profesionale”, theksoi drejtori Janev.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në vitin e kaluar, kandidatët kanë qenë pjesë e trajnimit bazë për nëpunës policorë, i cili është zhvilluar në Qendrën për Trajnim të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Gjatë trajnimit, kandidatët treguan përkushtim të jashtëzakonshëm dhe arritën rezultate mjaft të mira.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Aksident trafiku në Koçan, humb jetën një 21-vjeçar
Next Article Ministrja e Financave me siguri javën e ardhshme do të udhëtojë për vizitë në Hungari

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?