By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në muajin korrik, vendin e përfshinë 765 zjarre – Kjo është situata sot
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në muajin korrik, vendin e përfshinë 765 zjarre – Kjo është situata sot
Maqedoni

Në muajin korrik, vendin e përfshinë 765 zjarre – Kjo është situata sot

admin
Last updated: 01/08/2024 19:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 gusht – Në muajin korrik, vendin e përfshinë 765 zjarre në ambient të hapur. Sot kishte 20 zjarre, prej të cilave 12 janë akoma aktive. Në terren po veprojnë përfaqësuesit e institucioneve vendore së bashku me kapacitetet ndërkombëtare që kanë ardhur në ndihmë. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizat u bën thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes gjatë festës, veçanërisht atyre që dalin në natyrë, që të mos shkaktohet ndonjë zjarr eventual.

“Karakteristikë është se gjatë muajit korrik, në territorin e shtetit kishim gjithsej 765 zjarre në ambient të hapur, prej të cilëve një numër i madh ishin zjarre malore. U bëj thirrje qytetarëve gjatë ditës së nesërme të festës, të jenë të kujdesshëm, veçanërisht nëse lëvizin në natyrë, që të mos shkaktojnë zjarr që mund të përfundojë me pasoja katastrofike”, tha Stojançe Angellov, Drejtor i Qendrës për Menaxhim me Krizat.

Gjatë ditës së sotme pritet të arrijë edhe pjesa tjetër e ndihmës e aktivizuar nga mekanizmi i BE-së për mbrojtje civile ndërkombëtare.

“Gjatë ditës së sotme helikopteri i MPB-së së bashku me helikopterin serb vepruan në komunën Staro Nagoriça. Ky zjarr zhvillohet në terren shumë të vështirë për qasje, në pjesën më të madhe edhe në terren tërësisht të paqasshëm. Një helikopter i MPB-së veproi në terrenin e komunës së Kratovës në fshatin Tatomir. Ndërsa dy helikopterët e armatës, vepruan në territorin e Probishtipit… Helikopteri I Çekisë që duhet të zbres në çdo moment do të dërgohet mes Probishtipit dhe Sveti Nikollës. Ndërsa airtraktori do të dërgohet në linjën mes Svetinikollës, Probishtipit, Kratovës dhe Kumanovës, ku është një linjë e gjatë e zjarrit” , u shpreh Stojançe Angellov, Drejtor i Qendrës për Menaxhim me Krizat.

Mëngjesin e së enjtes, shtabi kryesor për menaxhim me krizat, mbajti një mbledhje ku u shqyrtua situata e paraqitur me zjarret, ndërsa e pranishme ishte edhe zyrtarja ndërlidhëse e mekanizmit të Bashkimit Evropian për mbrojtjen civile, Kler Kovaleski.

You Might Also Like

MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik

Editorial – BE-ja qindraherë ka thënë se duhet përmirësohet sundimi i ligjit, por apelet po shkojnë në vesh të shurdhër!

Bekim Sali priti pjesëmarrësit e “FOLK FEST SKOPJE 2026”: Kultura dhe arti janë ura që bashkojnë popujt

Shasivari takon përfaqësuesit e OKB-së dhe UNOPS-it: Përshpejtohet transformimi digjital i drejtësisë

Mickoski: Deri në fund të javës ujë teknikisht i rregullt në Gostivar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ndalohet një 30-vjeçare nga Rusia në autostradën Tetovë-Gostivar
Next Article Vazhdon pritja për muaj të tërë për dokumentet personale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?