By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vazhdon pritja për muaj të tërë për dokumentet personale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vazhdon pritja për muaj të tërë për dokumentet personale
Maqedoni

Vazhdon pritja për muaj të tërë për dokumentet personale

admin
Last updated: 01/08/2024 19:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 gusht – Rrëmuja për nxjerrjen e dokumenteve personale duket se është tejkaluar. Terminet për t’u fotografuar për pasaportë tashmë janë më lehtë të kapshme ndërkohë për marrjen e tyre sërish pritet me muaj të tërë.

Madje, disa qytetarë ankohen se pavarësisht gabimeve nga ana e punonjësve të caktuar, askush nuk mban përgjegjësi për vonesën e pasaportave.

“Pasaportën e kanë gabuar që në muajin prill, na njoftuan se do ta përmirësojnë. Prej në prill e deri më sot presim. Mos të kishim ardhur vet as që do ta bënin pasaportën. Na iku pushimi për shkak të pasaportës. Katastrofë, na nxorën nga dhoma, zonja na nxori, u desh të intervenojmë tek personi i caktuar për të vazhduar më tej”, tha një qytetar.

“Para dy muajsh e kam caktuar terminin, u fotografova dhe më thanë të vij pas dy muajve ta marr. Prej në fillim ju treguan sa duhet me prit? Po, dy muaj. A ju prish punë kjo e pritme kaq gjatë? Jo, vetëm me ndërru, shkaku i emrit”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Erdha ta marr pasaportën por nuk ishte gati pasaporta? Kur jeni fotografuar? Nuk ka shumë, më tepër se një muaj, më than të vij prej të hënës. Ne jemi pensionistë, kemi kohë”, theksoi një qytetar.

Numri më i madh i qytetarëve që takuam sot kishin aplikuar për pasaportë me procedurë të shpejtë.

“I dorëzuam për pasaportë me procedurë të shpejtë. Janë nga jashtë, për një javë duhet të kthehen prandaj duhet ti ndryshojnë për shkak të Maqedonisë së Veriut. Ka njerëz, presin radhë ama jo shumë. Dikur kishte shumë e tash jo. Ka njerëz por kalon shpejt”, u shpreh një qytetare.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë qytetarët se pikat për dhënien e pasaportave do të punojnë edhe gjatë ditës së nesërme, festës së 2 gushtit.

You Might Also Like

MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik

Editorial – BE-ja qindraherë ka thënë se duhet përmirësohet sundimi i ligjit, por apelet po shkojnë në vesh të shurdhër!

Bekim Sali priti pjesëmarrësit e “FOLK FEST SKOPJE 2026”: Kultura dhe arti janë ura që bashkojnë popujt

Shasivari takon përfaqësuesit e OKB-së dhe UNOPS-it: Përshpejtohet transformimi digjital i drejtësisë

Mickoski: Deri në fund të javës ujë teknikisht i rregullt në Gostivar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në muajin korrik, vendin e përfshinë 765 zjarre – Kjo është situata sot
Next Article Sot hyri në fuqi Ligji Europian për Inteligjencën Artificiale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?