By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Diversion ose sabotim në Institutin e Shëndetit Publik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Diversion ose sabotim në Institutin e Shëndetit Publik
Maqedoni

Diversion ose sabotim në Institutin e Shëndetit Publik

admin
Last updated: 01/08/2024 19:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 gusht – Prokuroria Publike ka hapur hetim për uljen e siguresave elektrike në Institutin e Shëndetit Publik në Shkup (ISHP), përkatësisht në repartin e Bakteriologjisë ku po ruheshin reagensët e sëmundjeve të ndryshme përfshi edhe epideminë me kollën e mirë. Sipas denoncimit, janë ulur siguresat e frigoriferëve të reagensëve për sëmundjet ngjitëse dhe jongjitëse. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska tha se gjatë ditës do të përpilohet raport i specializuar nëse janë dëmtuar reagensët apo është ndërhyrë në kohë.

“Te kutia përkatëse ka qindra siguresa, por janë ulur poshtë vetëm ato që janë të lidhur me frigoriferin e njërës dhomë. Nuk e di nëse kjo është rastësi apo qëllim. Unë po ju informoj për atë që kam parë me sytë e mi. Rasti që dje është denoncuar dhe tani organet hetuese duhet ta konstatojnë nëse është rastësi apo diversion”, tha Marija Andonovska, Drejtoreshë e ISHP-së.

Organi i akuzës ka hapur hetim mbi dy pista dyshimi: “diversion” vepër penale për të cilën Kodi Penal parashikon të paktën 4 vjet burg dhe veprën tjetër penale “sabotim” për të cilën parashikohet të paktën 3 vjet burg efektiv.

“Për shkak të seriozitetit të lartë për pasoja të rënda ndaj shëndetit të njerëzve në rast se vepra është nxitur nga një motiv i tillë, por edhe mundësia se bëhet fjalë për vepra penale kundër shtetit si diversion dhe sabotim. Prokuroria Publike dhe Prokuroria e krimit të organizuar janë duke hetuar në vendin e ngjarjes”, njoftojnë nga Prokuroria Publike.

Dhoma brenda së cilës ndodhet frigoriferi me reagensët për sëmundjet ngjitëse dhe jongjitëse ka vetëm një çelës dhe atë e posedon një i punësuar. Kutia e siguresave dhe lidhja vazhduese që përçon rrymën deri te frigoriferët ndodhet në korridor, aty ku frekuentojnë të gjithë të punësuarit në repartin e Mikrobiologjisë dhe Bakteriologjisë. Sipas versionit të policisë frigoriferët janë fikur nga të punësuarit nga ora 14:30 deri në orën 16.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kaos nga pritjet para Drejtorisë së Librave Amë
Next Article Lista e liderëve që Izraeli kërkon të eliminojë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?