By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kryengritja e Ilindenit, në Krushevë nis festimi i 121-vjetorit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kryengritja e Ilindenit, në Krushevë nis festimi i 121-vjetorit
Maqedoni

Kryengritja e Ilindenit, në Krushevë nis festimi i 121-vjetorit

admin
Last updated: 01/08/2024 20:36
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Krushevë, 1 gusht – Me një varg ceremonish sot në Krushevë fillon festimi i 121-vjetorit të Kryengritjes së Ilindenit dhe Republikës së Krushevës. Në hapjen zyrtare të manifestimit “10 ditët e Republikës së Krushevës”, nga ora 20:00 në Gumenje, do të lexohet Manifesti i Krushevës dhe do të ngrihet flamuri i Republikës së Krushevës.

Në hapje pritet të marrin pjesë edhe kryetari i komunës së Krushevës, Tome Hristoski dhe kryetari i Manifestimit, si dhe ministri i Kulturës, Zoran Ljutkov.

Manifestimi qendror, si çdo vit, do të mbahet nesër në Krushevë, në vendin Gumenje, në Meçkin Kamen. Në këtë ceremoni do të mbajë fjalim kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski. Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova do të vizitojë manastirin e Shën Prohor Pçinjskit dhe do të mbajë fjalim me këtë rast në Pelincë. Fjalimi i saj do t’i kushtohet rëndësisë historike të kësaj feste dhe rëndësisë së ruajtjes së identitetit dhe traditave kombëtare, thonë nga Qendra e Mediave e Qeverisë.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, do të vendosë lule të freskëta para përmendores së kryetarit të Presidiumit të ASNOM-it, Metodija Andonov Çento, në sheshin “Maqedonia” dhe do të mbajë fjalim me rastin e këtij manifestimi, i cili do të mbahet para ndërtesës së Kuvendit. Ky akt do të jetë simbol i respektit dhe kujtimit të të parëve tanë që hodhën themelet e vendit tonë.

Me slloganin “Beteja vazhdon”, duam të përcjellim mesazhin se ndjekja e përparimit, lirisë dhe mirëqenies së vendit tonë vazhdon, duke u mbështetur në themelet historike dhe në luftën e të parëve tanë. Ky manifestim përfaqëson një moment të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e vendit tonë, ku do të nderohen heronjtë që shënuan historinë, theksohet në njoftimin e Qeverisë. Fillimin e kryengritjes së Ilindenit e shpallën kambanat në Krushevë në mesnatën përballë Ilindenit të vitit 1903. Rreth 800 kryengritës e çliruan qytetin dhe pas dy ditësh Nikolla Karevi shpalli Republikën e Krushevës dhe u bë president i saj.

Republika e Lirë zgjati 10 ditë. Nën komandën e Bakhtiar Pashës, një ushtri prej 18 mijë osmane hyri në aksion për të rivendosur pushtetin në Krushevë. Të shtënat e fundit të Meçkin Kamenit dhe vdekja e Dukës Pitu Guli shënuan fundin e Republikës së Krushevit.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kërçovë, dy vjetori i themelimit të Lidhjes së Diasporës
Next Article Nëse ulen pagat largohem nga posti, thotë ministrja e Financave Koçovska

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?