By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Diplomimi i gjeneratës së 60-të të kadetëve, Kurti: Në 25-vjetorin e themelimit sot i shtohen edhe 448 policë të rinj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Diplomimi i gjeneratës së 60-të të kadetëve, Kurti: Në 25-vjetorin e themelimit sot i shtohen edhe 448 policë të rinj
Maqedoni

Diplomimi i gjeneratës së 60-të të kadetëve, Kurti: Në 25-vjetorin e themelimit sot i shtohen edhe 448 policë të rinj

admin
Last updated: 02/08/2024 14:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Policisë së Kosovës në 25 vjetorin e themelimit të saj sot i shtohen edhe 448 policë të rinj.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook Kurti ka shkruar se themelimi i Policisë përkon me çlirimin e vendit.

“Zhvillimi i saj ecën krah për krah me përparimin e shtetit. Gjenerata jubilare e 60-të, në të cilën çdo e pesta është grua, e ku si në çdo gjeneratë tjetër ka edhe kadetë të diplomuar nga radhët e komuniteteve joshumicë, do të shërbejë me nder dhe dinjitet, pa dallim e për të gjithë, si vlera, parime dhe identitet i Policisë sonë”, ka shkruar Kurti.

Tutje Kurti tha se përkushtimit profesional për të shërbyer, ia kanë dhënë dhe mbështetjen institucionale që meriton.

“Policia ka gati 50 përqindje më shumë buxhet sesa kishte para qeverisjes sonë. Kemi bërë investime prej afër 17 milionë euro në pajisje policore logjistike, 3 milionë euro në rregullimin dhe ndërtimin e objekteve policore, gati 8 milionë euro në flotën automjeteve dhe autoblindave. Sepse misionin për vendin tonë e kemi të përbashkët. Çdo sfidë e çdo sukses, do ta kalojmë bashkë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës si institucioni me besueshmërinë më të lartë nga qytetarët, e konfirmuar kjo nga raportet e matjet e instituteve kredibile vendore e ndërkombëtare, sot forcoi radhët e saj me 448 kadetë të rinj policorë.

“Gjenerata e 60-të me 448 kadetë, kurorëzuan sot punën dhe përkushtimin e tyre duke u betuar si pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Në ceremoninë e diplomimit të tyre ndamë krenarinë me kadetët e familjarët e tyre dhe rikonfirmuam mbështetjen tonë të parezervë për ta dhe Policinë e Kosovës.

Urime diplomimi 448 kadetëve policor. U jemi mirënjohës për gatishmërinë për ti shërbyer Republikës së Kosovës në çdo pjesë të saj”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Asistenti zanor me Al i WhatsApp së shpejti do të jetë i gatshëm për të dëgjuar
Next Article Berlini po ofron një atraksion të ri – një luhatëse 120 metra mbi tokë me një pamje panoramike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?