By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “E shtynë fizikisht, tentuan t’ia marrin telefonin me forcë presidentes”, Kadaj-Bujupi tregon në detaje se çka ndodhi në aeroportin e Shkupit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “E shtynë fizikisht, tentuan t’ia marrin telefonin me forcë presidentes”, Kadaj-Bujupi tregon në detaje se çka ndodhi në aeroportin e Shkupit
Maqedoni

“E shtynë fizikisht, tentuan t’ia marrin telefonin me forcë presidentes”, Kadaj-Bujupi tregon në detaje se çka ndodhi në aeroportin e Shkupit

admin
Last updated: 02/08/2024 15:05
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Këshilltarja e presidentes, Vjosa Osmani, Donika Kadaj-Bujupi ka treguar momentin se si ndodhi incidenti në aeroportin e Shkupit, në Maqedoninë e Veriut.

Kadaj-Bujupi për KlanKosovën tha se pala maqedonase në këtë rast, sigurimi i aeroportit të Maqedonisë shkaktoi një incident të paprecedentë, të panevojshëm, e siç tha ajo “krejt i paarsyeshëm”.

“Nga mediat e Maqedonisë së veriut opinioni po helmohet me gënjeshtra dhe të pavërteta, po pretendojnë që të paraqesin që presidentja ka refuzuar që të fus siç po i referohen ata valixhen në skanerë. Në rend të parë Osmani nuk ka pas fare valixhe. Isha aty, ishim bashkë dhe presidentja Osmani e them me përgjegjësi të plotë nuk ka pas fare valixhe. Krejt çka ka pas një çantë të dorës”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Sipas saj, presidentes Osmani iu kërkua që të skanojë çantën e dorës për të cilën siç tha ajo e futi në skaner.

“Në momentin që u futëm në aeroport në kundërshtim me Konventën e Vjenës dhe nene 23.7 të saj, presidentes iu kërkua që ta skanojë çantën e dorës. Policia e Kosovës e cila ishte në nivel të detyrës ua shpjegoi që presidentes që sipas praktikës ndërkombëtare, jo vetëm në rajon por edhe në botë duke filluar në këtë rast edhe në SHBA, e vendet jo njohëse anë e mbanë botës e në të gjitha vendet e BE-së asnjëherë nuk i kërkohet të skanohet çanta e dorës. Sipas Konventës së Vjenës është çantë diplomatike. Çanta është skanuar dhe nuk ka pas asnjë dyshim ”, u shpreh ajo.

Kadaj Bujupi po ashtu tha se sigurimi i aeroportit fizikisht u turr në drejtim të presidentes që t’ia konfiskojnë telefonin.

“Telefonin presidentja e mban në dorë sipas të gjitha protokolleve të sigurisë ajo është mjet pune i presidentes në të cilat diskutohen edhe çështjet e sigurisë dhe në asnjë mënyrë për asnjë çmim, pavarësisht tendencave që mund të ketë nga shtetet tjera presidentja nuk e dorëzon telefonin e vet sepse në atë moment e shkel ligjin. Presidentja refuzoi me dorëzu në skaner. Donin me ia konfisku telefonin. Fizikisht tentonin me trup, merrshin turr, tentuan me ia marr telefonin me ia konfisku…është e paprecedent, është skandaloze, është shokuese”, shpjegoi momentin që ndodhi një ditë më parë në aeroportin e Shkupit, Kadaj-Bujupi.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Siljanovska-Davkova: Beteja për të rinjtë, për më të mirët dhe më të talentuarit është beteja për Republikën e katërt të Maqedonisë së Veriut
Next Article Miratohen koeficientët e rinj. Kush del në pension pas 1 korrikut të këtij viti do të marrë më tepër para

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?