By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Miratohen koeficientët e rinj. Kush del në pension pas 1 korrikut të këtij viti do të marrë më tepër para
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Miratohen koeficientët e rinj. Kush del në pension pas 1 korrikut të këtij viti do të marrë më tepër para
Shqipëri

Miratohen koeficientët e rinj. Kush del në pension pas 1 korrikut të këtij viti do të marrë më tepër para

admin
Last updated: 02/08/2024 15:06
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Të moshuarit që do të dalin në pension pas 1 korrikut të këtij viti do të marrin më tepër para. Qeveria ka miratuar koeficientët e rinj të rivlerësimit të pagave për efekt të llogaritjes së pensionit.

Nga 10,799 që ishte, koeficienti mbi të cilin do të llogaritet paga për ata që kanë vite pune para vitit 1994 bëhet 12,257. Nga ndryshimi preken nivelet e pagave të 83 profesioneve.

Kujtim Hoxha, ekspert i sistemit të pensioneve, shprehet për A2 CNN: “Për të llogaritur një pension bëhet grumbullimi i periudhës së punës para vitit 1994 me pagë referuese dhe pas ’94 me pagat që ka realizuar dhe ka derdhur kontributet çdo qytetar. Kontributi gjithsej i individit bëhet me indeksimin e këtyre koeficientëve”.

Kështu, një ish-shofer transporti nëse del tani në pension, paga e tij para vitit 1994 e përllogaritur me koeficientin e ri do të jetë 39 668 lekë. Nëse ai do të dilte në pension para 1 korrikut, paga mbi të cilën do të llogaritej pensioni i tij do të ishte 34 913 lekë, 4 755 lekë më pak.

“Vetëm për efekt të koeficientëve, nëse personi do të dilte para 1 korrikut në pension, do të merrte rreth 13% më shumë”, thotë Hoxha.

Ndërkohë, koeficienti mbi të cilët llogaritet paga për efekt pensioni kanë ndryshuar edhe për periudhën pas vitit 1994. Për dy vitet e fundit, 2023 dhe 2024, nuk aplikohet formula e indeksimit, por pagat referohen aq sa janë. Por, a reflektohen këto ndryshime te të moshuarit që marrin tashmë prej kohësh një pension?

“Personi që ka dalë në pension para 1 korrikut do të marrë vetëm indeksimin e pensioneve që është parashikuar të ndodhë në muajin tetor”, shpjegon Hoxha.

Rivlerësimi i pagave, mbi bazën e të cilave janë derdhur kontributet, u jep mundësi të gjithë atyre që dalin rishtazi në pension të përfitojnë më tepër. Kjo, pasi krahas portofolit kontributiv, peshë ka edhe paga mbi bazën e së cilës janë derdhur kontributet. Sa më e lartë të jetë baza e vlerësueshme për efekt të llogaritjes së pensionit, aq më i lartë do të jetë edhe përfitimi mujor.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “E shtynë fizikisht, tentuan t’ia marrin telefonin me forcë presidentes”, Kadaj-Bujupi tregon në detaje se çka ndodhi në aeroportin e Shkupit
Next Article “Një pronë kam trashëguar unë, studion e tim eti”/ Rama mbështet kandidatin e Himarës: Ata më parë kanë shfrytëzuar pushtetin për t’ju marrë pronat

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?