By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zëvendës ministri Iseni sqaron situatën e krijuar në aeroport dhe apelon që të mos politizohet ngjarja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zëvendës ministri Iseni sqaron situatën e krijuar në aeroport dhe apelon që të mos politizohet ngjarja
MaqedoniTOP LAJM

Zëvendës ministri Iseni sqaron situatën e krijuar në aeroport dhe apelon që të mos politizohet ngjarja

admin
Last updated: 02/08/2024 18:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 gusht – Zëvendës ministri i MPB Astrit Iseni përmes një postimi të fundit në rrjetet sociale ka sqaruar gjithë ngjarjen e incidentit që ka ndodhur në aeroport ditën e djeshme, në të cilën ishte përfshirë dhe presidentja kosovare Vjosa Osmani dhe stafi i saj si dhe apelon që gjithë kjo ngjarje të mos politizohet.

Të nderuar,

Për shkak të raportimeve të ndryshme mediatike me qëndrime nga palë të ndryshme lidhur me incidentin në aeroport me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ndiej nevojën të sqaroj më tej se deklarata ime e djeshme si zëvendësministër në MPB është transmetuar pjesërisht, pa gjithë kontekstin e saj.

Edhe pse protokollet e sigurisë të përcaktuara nga koncesionari i aeroporteve kërkojnë që të gjithë, përfshirë VIP-at, të kalojnë nëpër kontrolle të standardizuara, është gjithashtu e rëndësishme të merren parasysh protokollet diplomatike dhe rangu i përfaqësuesit shtetëror, pavarësisht nëse bëhet fjalë për një vizitë zyrtare apo private. Në këtë rast, organet hetuese dhe Prokuroria janë të angazhuara për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe për të siguruar që të gjitha procedurat janë ndjekur në mënyrë korrekte dhe me respekt për marrëdhëniet diplomatike dhe fqinjësore.

Me vullnet të mirë dhe pa qëllime të tendencioze, njoftoj për zbardhjen e shpejtë dhe të drejtë të të gjitha rrethanave nën të cilat ka ndodhur ky incident, i cili fatkeqësisht nuk ndodh për herë të parë, me qëllim që të shmangim përsëritjen e situatave të tilla të padëshiruara në të ardhmen. Apeloj që të ndalet politizimi i mëtejshëm i këtij incidenti dhe përpjekjet për të fituar pikë politike.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article SPAK mbyll hetimet për inceneratorin e Tiranës, ish-ministri i Mjedisit dhe zyrtarë të tjerë të akuzuar për shpërdorim detyre
Next Article Defekti i Instagram fshin përgjithnjë postimet e disa përdoruesve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?