By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Incidenti në Aeroport, Kurti: Përjetim dhe përvojë e rëndë e presidentes së Kosovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Incidenti në Aeroport, Kurti: Përjetim dhe përvojë e rëndë e presidentes së Kosovës
Maqedoni

Incidenti në Aeroport, Kurti: Përjetim dhe përvojë e rëndë e presidentes së Kosovës

admin
Last updated: 05/08/2024 13:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 gusht –  Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se për incidentin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Aeroportin e Shkupit, do të ketë një raport zyrtar që do të tregojë me saktësi dhe hollësi se çfarë ka ndodhur.

Në konferencën e përbashkët me homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski, nga i cili është pritur në një takim bilateral, Kurti ka thënë se ka ajo që I ka ndodhur Osmanit ka qenë përjetim e përvojë e rëndë.

“Pa dyshim që ka qenë përjetim dhe përvojë e rëndë e presidentes së Kosovës, shkëlqesisë së saj, zonjës Vjosa Osmani- Sadriu, më 2 gusht në Aeroportin e Shkupit, aq më tepër që ka qenë me familje dhe me dy vajzat e saj të vogla, Autoritete e Maqedonisë së Veriut, krerët shtetërorë këtu kanë shprehur keqardhjen e tyre dhe do të ketë një raport zyrtar që do ta zbardhë këtë çështje në hollësi dhe tërësi, edhe që të kuptojmë se çfarë saktësisht ka ndodhur, por edhe që të mos na përsëriten më”, është shprehur Kurti.

Ai ka thënë se beson që raporti zyrtar do ta zbardh se çfarë ka ndodhur.

“Duhet ta synojmë të vërtetën, dhe kurrsesi tensionimin, janë organet përkatëse që e bëjnë këtë gjë … “Me çfarë kam dëgjuar sot dhe duke parë komunikatat e qëndrimet zyrtare të dy ministrive tona të jashtme, jam optimist se situatat e tilla nuk do të përsëriten në të ardhmen, dhe njëkohësisht keqardhja që është shprehur me herët, është përsëritur edhe në këtë takim”, ka deklaruar Kurti.

Ndërsa kryeministri Mickoski ka thënë se ka institucione kompetente që do ta ndriçojnë rastin. Ku është pyetur për ndërhyrjen e anëtarit të sigurimit të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ai ka thënë se pas raportit zyrtyar “askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe se të gjithë personat do të vihen para përgjegjësisë”.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shërbimet hotelerike në korrik u rritën për 4,8 për qind në krahasim me vitin e kaluar
Next Article Mickoski: BDI po përgatitë destabilizim të vendit në vjeshtë!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?