By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pamjet/ Tymos puron, vë dorën në kokë dhe shpreh zhgënjimin, filmohet Sekretari i OMONIA-s pas fitores së Tavos
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Pamjet/ Tymos puron, vë dorën në kokë dhe shpreh zhgënjimin, filmohet Sekretari i OMONIA-s pas fitores së Tavos
Shqipëri

Pamjet/ Tymos puron, vë dorën në kokë dhe shpreh zhgënjimin, filmohet Sekretari i OMONIA-s pas fitores së Tavos

admin
Last updated: 05/08/2024 14:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Sekretari i Përgjithshëm i OMONIA-s, njëherësh kryetar i KZAZ-së nr.88 të Himarës, Marin Suli është filmuar pas shpalljes së fitores së Vangjel Tavos si kryetar bashkie, i cili doli mbi 1400 vota më shumë se rivali i tij Petro Gjikuria.

Ai shihet duke qëndruar vetëm, tepër i mërzitur duke pirë puro. Pamja e tij reflekton zhgënjimin e madh që ka përjetuar nga këto zgjedhje, ku priste që fitues të ishte kandidati i opozitës Gjikuria.

Ditën e djeshme, Suli pas votimit në një nga shkollat e qytetit foli me emra duke akuzuar rivalët socialistë se kanë kërcënuar me jetë komisionerin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në fshatin Vranisht.

“Zgjedhjet duhet të kishin shkuar shumë më mirë në një vend demokratik. Jemi në situatën ku administrata rilindase pothuajse ka pushtuar Himarën. Është e pamundur që në çdo qendër votimi të mos gjesh mbi 10 deri në 15 nënpunës shteti që bëjnë presion. Bandat kriminale janë në çdo qendër votimi. Kanë kërcënuar me jetë, me presion komisionerët tanë. S’janë një palë zgjedhje demokratike, janë zgjedhje të sforcuara. I bëj thirrje të gjithë himarjotëve të shkojnë e të votojnë një orë e më parë. Të mos kenë frikë nga presionet e maskarenjve, të rrugeçërve dhe bandave. Në Vranisht komisionerin tonë Ilia Gjiçalin e kanë kërcënuar me jetë. Në shkollën te lagjja 1 Maj po ashtu e njëjta gjë. Nënpunës të administratës dhe anëtarë të këshillit bashkiak Vlorë na kanë kërcënuar komisonerët. I kemi referuar në polici. Këto do të jenë objekt dhe subjekt denoncimesh dhe kallëzimesh penale pas mbarimit të procesit zgjedhor”, u shpreh ai.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kusari-Lila për Kurtin: Është njëri prej kryeministrave me aktiv me pjesëmarrje në seanca
Next Article Ju keni shikim mjaft të mprehtë nëse mund ta dalloni gjarprin në foto për pak sekonda

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?