By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: LDK e quan të dobët qeverisjen nga Kurti, numërojnë disa nga dështimet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > LDK e quan të dobët qeverisjen nga Kurti, numërojnë disa nga dështimet
Maqedoni

LDK e quan të dobët qeverisjen nga Kurti, numërojnë disa nga dështimet

admin
Last updated: 05/08/2024 14:42
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Përderisa partia në pushtet lavdërohet se për gjatë qeverisjes së tyre janë shënuar disa suksese, deputetët opozitarë po bëjnë kritika ndaj tyre, duke numëruar kështu disa nga premtimet që ata kanë bërë dhe nuk kanë realizuar.

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi, sot gjatë ditës ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje bëri të ditur se është mbyllur sesioni pranveror i Kuvendit të Kosovës me 36 ligje të miratuara, prej të cilave 20 marrëveshje ndërkombëtare.

Krasniqi thotë se shumica parlamentare ka qenë e dobët, mashtruese dhe sipas saj qeverisje dështuese.

“Kjo legjislaturë është një nga legjislaturat më të dobëta që ka pasur Republika e Kosovës ndonjëherë. Si Kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane kam tentuar disa herë t’i ftoj në raportim Ministren e Punëve të Jashtme dhe zv/Kryeministrin, Besnik Bislimi për të treguar dështimet në arenën ndërkombëtare dhe çështjen e masave që Kosova i ka për më shumë se një vit. Kanë ikur për muaj me radhë nga komisioni dhe kur kanë qenë në komision kanë bërë propagandë, kanë mashtruar dhe kanë thënë të pavërteta”, ka pohuar ajo.

Ajo ka shkruar më tej për disa nga dëmet që sipas saj qeveria po i sjellë vendit.

“Dështimi për anëtarësim në Këshill të Evropës; Masat sanksionuese ndaj Kosovës; Prishja e marrëdhënieve me miqtë e Kosovës; Mungesa e deputetëve të shumicës në seanca; Arroganca e pushtetit të paaftësisë; Sulme të ashpra ndaj mediave për fjalën e lirë; Dështimet në arenën ndërkombëtare; 10 ligjet antikushtetuese; Pengimi i komisioneve hetimore për të fshehur korrupsionin e pushtetarëve; Janë disa nga shkeljet skandaloze që e karakterizojnë këtë sesion të dobët – të kësaj shumice parlamentare të dobët”, potencoi deputetja.

Mes tjerash ajo ka shkruar se LDK ka votuar marrëveshjet ndërkombëtare.

“Kemi kontribuar për të mirën e shtetit në arenën ndërkombëtare. Kemi dhënë opsione për të dalë nga kriza ekonomike. Jemi përpjekur për minimizimin e pasojave për Kosovën në arenën ndërkombëtare. E kemi respektuar dhe mbrojtur Kushtetutën e vendit. Kosova po paguan një kosto të lartë nga kjo shumicë e dobët dhe e dëmshme”, u shpreh ajo.

Kritika në drejtim të pushtetit sot ka bërë edhe deputeti tjetër i LDK-së, Avdullah Hoti.

Sipas Hotit, në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë realizuar vetëm 21% e investimeve kapitale.

“Qindra projekte të parapara në buxhet nëpër ministri të ndryshme nuk kanë nisur të realizohen. Raporti gjashtëmujor i buxhetit vërteton se edhe sivjet po vazhdon trendi i tri viteve të kaluara, ku buxheti për projekte kapitale kalon në suficit. Tani është e sigurt se ky mandat qeverisës do të mbyllet me dështim të plotë në investime kapitale”, thuhet në reagimin e tij në Facebook.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tashmë ka nisur konsultimet me subjektet politike për caktimin e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kallëzim penal kundër policit i cili shkaktoi incident në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit
Next Article Një trend i ri i modës në horizont: Stili detar ka përfshirë botën e modës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?