By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti e Mickoski, u dakorduan për rritjen e shkëmbimit tregtar mbi gjysmë miliardi euro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kurti e Mickoski, u dakorduan për rritjen e shkëmbimit tregtar mbi gjysmë miliardi euro
MaqedoniTOP LAJM

Kurti e Mickoski, u dakorduan për rritjen e shkëmbimit tregtar mbi gjysmë miliardi euro

admin
Last updated: 05/08/2024 15:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 gusht – Optimizmi i Albin Kurtit gjeti sot mbështetjen e kryeministrit Hristijan Mickoski për vazhdimin e projekteve ndër shtetërore, me synimin e rritjes së shkëmbimit tregtar mes dy vendeve mbi gjysmë miliardi euro, shkruan Alsat.

Kryeministri Kurti tha se ka bazë për tendence pozitive ndërsa Mickoski garantoi para tij ndërtimin e projekteve infrastrukturore disa prej të cilave u vendosën në pikëpyetje muajt e fundit.

“Nuk shoh arsye që shkëmbimi tregtar të mos rritet e posaçërisht me përpjekjet e dy Qeverive dhe me ndërtimin e projekteve infrastrukturore, përfshi këtu autostradën që e lidhë pikën kufitare me kryeqytetin tonë. Pastaj rruga e mundshme që do ta lidh Tetovën me Prizrenin dhe prioritet tjera që janë me rëndësi për të dyja vendet”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Sipas Kurtit, shkëmbimi tregtar që për momentin është gjysmë miliardi euro do të rritej edhe më shumë nëse realizohen projektet infrastrukturore.

“E kemi rritur shkëmbimin ekonomik dhe tregtar në vlerë prej gjysmë miliardi euro dhe në këtë bashkëpunim ka edhe investime reciproke në dyja vendet ndërkohë që ky gjysmë miliardi është në rritje e sipër sepse kemi një trend pozitiv. Maqedonia e Veriut tash e sa vite është vende ku eksportojmë shumë mallra të Kosovës e cila gjithashtu është në rritje. Në këtë dyfishim të eksporteve, një pjesë e madhe i takon eksporteve në Maqedoni të Veriut”, u shpreh Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.

Dy kryeministrat folën edhe për rëndësinë e pikës së përbashkët kufitare në Han të Elezit.

Kurti është kryeministri i parë nga vendet e rajonit i cili viziton Shkupin që nga formimi i Qeverisë së re.

Protokolli i Qeverisë, pak minuta para fillimit të konferencës së përbashkët për media, ndryshoi flamurin të cilin e kishte gabuar. Në vend të atij të BE-së e vendosi flamurin e Republikës së Kosovës.

You Might Also Like

Çfarë fshihet nën Kalanë e Samoilit? Arkeologët kanë nisur sërish gërmimet në Ohër

Lija e deleve shkakton katastrofë në blegtori

Zoran Efremovit: Gruevskit iu ofrua kthimi dhe liria, me një kusht – të largohej përgjithmonë nga politika

Punimet e autostradës Kërçovë-Ohër, po shterin lumin Treska

Nesër fillon gjykimi kundër ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Uragani Debby godet Floridën
Next Article Me kërkesë të BE-së, TikTok tërheq nga aplikacioni programin për shpërblimin e përdoruesve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?